Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë dokumentesh më duhen për bashkim familjar me babain?

 

– Jam një emigrant me banim në Veneto të Italisë, me leje qëndrimi të rregullt, i punësuar e me sigurime shoqërore. Kam blerë një apartament me kredi dhe rregullisht shlyej këstet e kredisë. Problemi im është se dëshiroj të bëj bashkim familjar me babain, që jeton së bashku me vëllain. Në Shqipëri kam vetëm këtë vëlla, i cili është invalid i plotë. E kam të domosdoshëm bashkimin familjar me babain, mbasi ka nevojë për shërbim. Ju lutem, më thoni, si duhet të veproj dhe çfarë dokumentesh duhet të bëj për të bërë bashkimin familjar?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:I nderuar letërshkrues, bazuar në legjislacionin italian, qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit, për punë si i punësuar, ose i vetëpunësuar, studim, azil politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet të plotë dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose të cilët kanë një moshë mbi 65 vjeç dhe fëmijët nuk mund të sigurojnë më mirëmbajtjen e tyre). Për të përfituar bashkimin familjar, është e nevojshme për të demonstruar vlefshmërinë e strehimit dhe të ardhura vjetore, që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes. Për vitin 2015, të ardhurat duhet të jenë të mjaftueshme, disa herë më të mëdha se pagesa sociale e vitit (për vitin 2015 shuma e tij është 5.830,76 euro) sipas numrit të personave që do të sjellë në Itali, ka një strehim të përshtatshëm që përmbush kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga ligji e që dëshmohet nga certifikata e përshtatshmërisë së banesës që kërkohet në zyrat e komunës. Si procedurë, të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre në mënyrë elektronike në Sportelin Unik për Emigracionin, për të krijuar mundësinë për lëshimin e vizave hyrëse për anëtarët e familjes nga ana e Konsullatës Italiane kompetente. Për hartimin dhe dorëzimin e kërkesës elektronike për bashkim familjar, është mundësia për të kërkuar asistencë dhe ndihmë pranë zyrave të Patronatit Inas (ndihma dhe asistenca ofrohet pa asnjë pagesë), i cili ka zyra në çdo zonë të Italisë, si edhe në Shqipëri, ku në çdo kohë do të jetë i gatshëm për të asistuar dhe ndihmuar për procedurat që ndiqen.

Advertisement

– Sipas legjislacionit të ri italian, mund të aplikohet për bashkim familjar me kategoritë e mëposhtme: 1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare; 2. Fëmijët e mitur të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar, në kushtet që prindi tjetër ka dhënë pëlqimin e tij; 3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore (përfshihet invaliditeti i plotë); 4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes; 5. Prindërit mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për t’i mbështetur ata për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara. Pra, për rastin tuaj vlen pika “5”, meqë vëllai që keni në Shqipëri është invalid i plotë. Për rastin konkret si edhe për raste të tjera, për të gjitha tipologjitë e bashkimeve familjare, janë të domosdoshme këto dokumente:

– Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar, formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore; pasaporta e vlefshme (skadenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser; certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës); fotokopje e lejes së qëndrimit, të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim; fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI). 5. Për aplikimet për bashkim familjar për prindër mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për t’i mbështetur ata për motive të rënda shëndetësore të dokumentuara. a) Certifikata e lindjes së fëmijës që kërkon ribashkimin; b) certifikatën e familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë; c) fotokopje e leje së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin e një fëmije ose më shumë fëmijë do të jenë rezidentë në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe i legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore në këtë vend). d) certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës, duke deklaruar se fëmijët që jetojnë në Shqipëri si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore të dokumentuar, e kanë të pamundur jetesën e tyre. Theksojmë se aktualisht kërkohen edhe dokumentacioni nga bankat, që vërtetojnë tranfertat në kesh në favor të prindit me të cilin kërkohet bashkim familiar. Përveç sa u tha më lart, theksojmë se brenda 180 ditëve duhet të kërkohet drejtpërdrejt në zyrat konsullore italiane të lëshojë vizën e hyrjes, duke paraqitur dokumentin e Sportelit Unik për Emigracionin, nga ku deklarohet data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues. Për të nisur procedurën e bashkimit familjar, duhet përpiluar formulari S. pas regjistrimit në faqet online të Ministrisë së Brendshme Italiane. Pasi praktika e tij shqyrtohet nga zyrat përkatëse, kërkuesi çon të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe fotokopje në Sportelin Unik për Emigracionin që, në rast përgjigjeje pozitive, lëshon autorizimin (nulla osta) për bashkim familjar. Pasi lëshohet autorizimi, prindërit paraqiten në konsullatën italiane në vendlindje e kërkojnë vizë për të hyrë në Itali. Ju falënderoj per besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të marr informacion për telefonatat e një familjari?

Next Post

Nuk e durova dot rolin e njerkes

Advertisement