Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kodra e tradhëtisë! Nga Flavio Qarri

Sunny hill është eventi i pashmangshëm i gushtit. Ndoshta nuk do të shkosh por me siguri për të do dëgjosh. Edhe nëse nuk do! Fuqia e yllit të Dua Lipës është tanimë një fakt i pamohueshëm dhe i përmasave globale. Por në një lëvizje klasike për super yjet që vijnë nga vende të treta apo ekzotike, rikthimi ngadhnjimtar është pjesë e narrativës. Yje të sportit dhe muzikës rikthehen në vendet e tyre dhe vënë në dobi paratë apo famën për të ndihmuar apo zbavitur sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. 

Edicioni i radhës duket se në vend që ta bëjë Duan një dashuri më të madhe për shqiptarët po dëmton paksa të dyja palët. Përveç, kuptohet, atij që arkëton! 

Advertisement

Gjithçka nisi me polemikat e vendit të origjinës. Një konflikt i përmasave të mëdha për shkak të orekseve të mëdha në Prishtinë. Korrespondenca e ministrisë së linjës dhe bashkisë tregoi që babai/menaxher, si në më të stërparin e skenareve, nuk ngopet kollaj. Pata e tij e vezëve të florinjta ka nevojë për shumë tokë dhe të tjera konçensione. Prishtina zyrtare u dorëzua por ndërkohë edhe Tirana zyrtare, që për të ngatërruar punët në Prishtinë nuk ja përton kurrë, ishte futur në lojë. 

Për Kodrën Diellore të Prishtinës ka plot gazetarë që mund të merren përfshi dhe arrestimin e Shemit të Ilirëve. Ne duhet të shohim Tiranën e vranët me kodrën e diellit dhe pallateve. 

Dua Lipa është një atraksion absolut jo vetëm për të rinjtë por si rrallë artistë demografia e ndjekësve të saj është absolutisht e pakufizuar. E megjithatë si në rastin e Britney, Michael Jackson, Lindsay Lohan, Macaulay Culkin e shumë të tjerë, familjari menaxher mendon pak më shumë për paratë e pak më pak për imazhin e asfare për atë dashurinë e drejtpërdrejtë që një popull ka me artistin e vet më përfaqësues. 

Këtë vit emri i Dua u fut në lojën politike jo si një viktimë e keqpërdorur por si një lojtare agresive dhe oreksmadhe. 

Në Tiranë ajo pjesë e liqenit ishte më pak e përshtatshmja për koncert por më shumë e dukshmja për përfituesit. Banorët rrëfejnë për orë tmerri me orenditë e shtëpisë që përjetonin një nëntor të dytë tërmetesh. Zhurma ishte çmimi i atyre që nuk kishin bileta. 

Le të merremi me përfitimet e vërteta. Sjellja e emrave të famshëm ka kosto dhe vendet e varfëra është vërtetuar shpesh, paguajnë më shumë se të pasurat. 

Por ama duket se xhepat e pak shqiptarëve u mbushën. 

Staf “vullntarësh” nga bashkia. Më pak njerëz për t’u punësuar. 

Teknika dhe produksioni ishte serbe. SkyMusic Production një firmë e fuqishme e Beogradit. E fuqishme për lidhjet politike se plot firma të tjera të Tiranës a Prishtinës janë treguar shpesh në lartësi të tilla. Atje duket se ka monopolin e eventeve. Exit, BelgradeBeerFest sa për të përmëndur nja dy të fundit. Ballkan i Hapur me siguri. 

Çmimi i biletave ishte sigurisht i lartë. E në fund flamuri me yllin komunist. Minimizimi apo relativizimi i shërbejnë një kauze. Normalizimi. E pikërisht se u nxorr nga “konteksti” i asaj kënge anonime shërben. Thjesht imagjino svastikën për publikun gjerman. Ai yll i dizenjuar në Beograd ka shkaktuar e papërtueshëm korr ende viktima të formave e niveleve të ndryshme ende sot. Deri dje ishte thjesht korrupsion i frikshëm. Tanimë është pranuar fakti se nuk u ngopën vetëm me çdo pasuri që kishim, sërish! Për këtë vegla e radhës ishte këngëtarja e preferuar e momentit. Pak të tradhëtuar por ne jemi mësuar. Fondacioni do tatohet apo do dalë me humbje?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Avokatët e djallit dhe djajtë e politikës e gazetarisë shqiptare! Nga Agron Berdaj

Next Post

Këngëtarja që bëri për vete çdo shqiptar me zërin e saj, ka sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush Parashqevi Simaku

Advertisement