Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë më këshilloni për celulitin?

– Ju lutem, instruktor, kam disa pyetje në lidhje me ushtrimet në palestër sepse jam shumë konfuze. Sa duhet të jetë pushimi nga seria në seri dhe kur bën ushtrime? Po nga dita në ditë, sa duhet të pushojë një muskul me të cilin ke punuar një ditë më parë, për shembull? Më ndodh shpesh të kem të përziera. Çfarë më këshilloni dhe pse më ndodh kjo gjë? Po për celulitin, a keni ndonjë këshillë? Çfarë ushtrimesh na sugjeroni? Nëse dua të humbas peshë, çfarë ushtrimesh duhet të bëj?

Mario, instruktor: – E nderuar lexuese, do t’u përgjigjem menjëherë pyetjeve tuaja preçize dhe të vlefshme për këdo. Së pari, përsa u përket pushimeve nga seria në seri dhe nga ushtrimi në ushtrim, ato varen nga arritjet që dëshironi të keni në fizikun tuaj. Nëse doni rritjen e masës muskulare, pushimi mes serive është 1-1.3 minuta. Nëse doni thjesht tonifikim, mund të përdoret një metodë e mirë që është: 20 sekonda ushtrim dhe 30-35 sekonda pushim. Ndërsa në lidhje me muskujt dhe sa kohë i duhet një muskuli të pushojë; për të pushuar ose për t’u rekuperuar, një muskuli i duhen 2-48 orë dhe duhet të kemi parasysh një gjë, që një muskul zhvillohet kur bën pushim e jo kur punohet me të.

– Përsa u përket të përzierave që keni gjatë ushtrimeve, këtu ndikon ndikon të ngrënit pak para se të vini në palestër, pasi duhet të hani 1 orë e gjysëm ose 2 orë minimumi përpara. Mund të ndikojë edhe qarkullimi i shpeshtë i gjakut për shkak të ngarkesës. Në raste të tilla, mos vazhdoni të ushtroheni, por pushoni dhe vazhdoni ditën tjetër. Nuk duhet të sforcoheni. Ndërsa në lidhje me celulitin, siç e kemi thënë edhe më përpara, ai është përcaktuar si një sëmundje dhe do shumë punë që të zhduket. Së pari, duhet të shmangni ushqimin e yndyrshëm sepse celuliti qëndron gjithmonë në shtresën e fundit të lëkurës dhe kjo na e bën të mundimshme heqjen e tij. Duhet të hamë sa më shumë perime dhe fruta sepse celuliti është yndyrë në vetvete e duke qenë i tillë, do përveçse një regjim ushqimor të rregullt, edhe stërvitje të vazhdueshme. Për të humbur kilet e tepërta, së pari, duhet të kontrolloni ushqimin, mënyrën se si ushqeheni. Duhet të hani më pak nga sa shpenzojmë në një seancë stërvitore. Do t’ju këshilloja ushtrimet e kardios, siç është stepi, pista e vrapimit dhe biçikleta, gjithmonë në praninë e instruktorit. Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak me informacion.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Fatty Alia: I mbaj premtimet e mia!

Advertisement