Je një idiot që ke humbur një person të vlefshëm. Ajo nuk ishte perfekte, por do të përpiqej të ishte për ty. Pavarësisht se ka shumë të tjerë atje jashtë, ajo të preferonte ty. Mund të takosh dikë tjetër, ndoshta edhe më të mirë, edhe pse nuk e besoj, por jo dikë që të do ashtu siç bëri ajo. Në djall të vesh… X shoqja jote.
Do të hapet qielli, do të thapet toka, brenda të më marrin porsi fëmijë, do të më fshikullojnë erë e veriut, dhe të më fikë porsi qir. Do të lë gjurmë në jetën tënde, gjurmë aq të thella sa një greminë. Të mbash në mend tërë jetën time, të kujtosh në mua burrin dhe fëmijën. Pastaj kur të iki dhe të mos jem më, peng do ua lë veç poezinë, që të kujtoni vuajtjen time, një jetë të tërë por pa rininë.