Adrijan Bichakovski është nga Maqedonia dhe jeton e punon atje. Ai ka sjellë në muzikë pasionin me të cilën është ushqyer që i vogël. Adrijani i bie baterisë dhe pianos me po të njëjtën dashuri si për vetë jetën. Siç tregon edhe vetë i janë shumë familjarë dhe të dashur edhe tingujt, të bezdisshëm për shumëkënd, të akordimit të një instrumenti. Ka nisur të studiojë muzikë që kur ishte ende fëmijë, në qytetin e tij të lindjes Bitola, Manastir. Më pas iu përkushtua muzikës, ose më saktë bërjes së muzikës që në vitin 1990 dhe ende sot muzika është prioriteti I tij. Mes muzikës dhe këngës popullore shqiptare padyshim është edhe emri i tij i fiksuar sepse tingujt që nxjerrin instrumentet që ai I ka aq përzemër “magnetizojnë”, pa dallim moshe, këdo që i dëgjon. Adrijani synon që karrierën dhe talentin ta çojë edhe jashtë Maqedonisë, Shqipëri edhe më gjerë.Momentalisht efekti e “magnetizimit” e kryen nëpër koncertet, gëzimet familjare apo aktivitetet e ndryshme qe organizohen atje. Ai është I ftuar në shumë aktivitete multikulturore dhe kur e pyet se deri kur do merret me muzikë, ai përgjigjet” për aq kohë sa të kënaqen me muzikën time sepse muzika është jetë dhe jetës nuk i thua dot jo”. Ai dëshiron që të ketë bashkëpunime edhe me muzikantë shqiptarë sepse artistët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe ky është virtyt që vlerësohet dhe merr vëmendjen e duhur.
Advertisement