Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam atake paniku

 

– Doktor Agroni, ju përshëndes! Kam një pyetje për ju. Një mjek në Itali më ka thënë se kam atak paniku. Ilaçet kam frikë se mos më krijojnë varësi dhe mos kanë efekte negative. Ju lutem, çfarë më rekomandoni ju?

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Në letrën tuaj nuk jepen shumë të dhëna lidhur me ataket e panikut. Kjo dukuri, pra paniku, shfaqet në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm e si pasojë e kalimit të një situate të vështirë. Duhet dalluar nëse krizat e panikut janë të shkëputura (pra, një ose dy të tilla, që quhen normale e i kalon çdo njeri në momente të vështira të jetës së tij të përditshme, por kur këto zgjatin dhe përsëriten, atëherë ne duhet të drejtohemi te mjekët specialistë (neuropsikiatër), për të marrë këshillat dhe mjekimin përkatës, i cili nuk duhet zgjatur pambarimisht, sepse ashtu siç thoni ju, edhe barnat që përdoren pa kriter dhe për një kohë të gjatë kanë efekte të padëshiruara. Krizat e panikut karakterizohen me një varg shqetësimesh, siç janë djersitja, luhatja e tensionit arterial (TA), çrregullimet e pulsit, vështirësi në frymëmarrje e në tretje, apo urinim të shpeshtë etj.

Advertisement

– Së pari, është i domosdoshëm zbulimi i shkakut dhe shmangia e tij. Së dyti, kjo duhet shoqëruar edhe me konsultimin me një psikolog, krahas shmangies së pijeve nxitëse të Sistemit Nervor Qendror, siç është abuzimi me kafe, pije nxitëse të sistemit nervor (si psh. Red-Bull, B52 etj.), ose e duhanit, drogës, alkoolit etj. Vetëm atëherë mund t’i drejtohemi mjekut që, në konsultim me mjekët specialistë të rrethit ku ju banoni, jep një mjekim të përkohshëm, si për shembull Noofeni 3 x 1 kokërr (250 mgr. kokrra) etj. Vetëm kështu, ju do të ktheheni në normalitet. Ju uroj shërim sa më të shpejtë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime & Pershendetje...

Next Post

Adrijan Bichakovski: Muzika, magnet universal

Advertisement