Orgazma
Një grua shkon te mjeku:
– Doktor, kam një problem shumë të madh… Kur arrin orgazmën, im shoq ulëret!
Mjeku: – Dhe ky është një problem? S’më duket…
Gruaja: – Ashtu thoni ju, por për mua është, se kur bërtet ashtu, më zgjon nga gjumi!

Papagalli llafazan
Papagalli i një qendre tregtare, çdo ditë, sapo shihte një burrë, i thoshte:
– Gruaja jote ta dredh… Gruaja jote ta dredh…
Zotëria, i inatosur, ia kthen: – Qepe, përndryshe erdha e t’i shkula të gjitha puplat!
Të nesërmen, papagalli vazhdon po njësoj: – Gruaja jote ta dredh… Gruaja jote ta dredh…
Ditën tjetër po ashtu. Atëhere, burri, ashtu siç e kishte kërcënuar, e merr papagallin, ia shkul të gjitha puplat dhe e lë pranë dritares. Po atë ditë, papagalli shikon një tullac që kalonte aty afër dhe i thotë:
– Hë mo, edhe ti si unë ë? Nuk e qep dot gojën!…

Transplanti
Një shoku im bëri një transplant zemre. Para se të dilte nga spitali, kirurgu i dha disa këshilla:
– Ki parasysh që ta kontrollosh shpesh kolesterolin, të mos pish as aslkool e as duhan dhe të flesh të paktën tetë orë në ditë.
– Po përsa i përket jetës sime seksuale? – pyet i shqetësuar pacienti.
– Pa problem, mund të bësh seks… ama vetëm me bashkëshorten, sepse nuk duhet të eksitohesh shumë!

Emri
Një djalë njihet me një vajzë bukuroshe amerikane dhe, pasi i ofron diçka për të pirë, e pyet se si e ka emrin.
– Karmen! – përgjigjet ajo.
– Oh, sa emër i bukur! Mamaja ta ka vënë?
– Jo, jo, ia kam vënë unë vetes sime…
– E pse pikërisht kështu?
– Po sepse mua më pëlqejnë makinat (car-makina angl.) dhe burrat (men-burra angl.). Po ty, si të quajnë?
– Beersex (beer-birrë angl. + sex-seks)!

Në botën tjetër
Tri gra arrijnë në botën tjetër dhe Shën Pjetri u thotë:
– Kush nga ju e ka tradhtuar burrin, të ngrejë dorën!
Dy gra ngrenë dorën.
Shën Pjetri: – Që të treja në Purgator! Ju të dyja që folët dhe ajo shurdhja…

Gjermani…
– Maria! Si quhet ai gjermani që më lë mua pa mend?!
– Alzheimer, gjyshe, Alzheimer!

Kursi i policisë
Instruktori i policëve u drejtohet rekrutëve:
– Fillojmë! Unë lahem, ti lahesh, ai lahet… Çfarë kohe është?
Rekrutët në kor: – E diel!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *