Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Maksim Gjokaj: “Kam marrë mijëra kërcënime”
Dekriminalizimi i Parlamentit vetëm nga kriminelët ordinerë, apo edhe nga kryekriminelët ? Nga Agron BERDAJ
CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Dekriminalizimi i Parlamentit vetëm nga kriminelët ordinerë, apo edhe nga kryekriminelët ? Nga Agron BERDAJ

Dekriminalizimi i Parlamentit vetëm  nga kriminelët ordinerë, apo edhe nga kryekriminelët ?

 

Nga Agron BERDAJ

Advertisement

Si i zënë në gabim dhe nën trysninë e presionit të faktorit ndërkombëtar i cili e ka vlerësuar këtë parlament si më të kriminalizuarin në Europë , seanca  e zhvilluar për miratimin e ligjit të dekriminalizimit të linte përshtypjen se do të arrihej nje konsensus i imponuar mes forcave politike, apo se për të do të votonin edhe deputetët e ndershëm, por edhe viktimat , deputetët e inkriminuar . Nuk munguan  në këtë seance parlamentare edhe leksionet për ndershmërinë ,moralin,  etikën dhe kredibilitetin  që duhet të karakterizojë figurën e deputetit , por  as edhe tendencat për të marrë flamurin e kësaj nisme ligjore . Megjithëse gjithçka duket se zhvillohet brenda nje normaliteti disi jo të zakonshëm , për kuvendin shqiptar , pa tensjone dhe luftë , pa bojkote apo rebelime, ku dhuna ka qënë mjeti që ka zgjidhur gjithcka ,prapë skepticizmi për fatin e këtij ligji ende është i fortë . Kjo shtohet akoma më tepër kur dëgjon të flitet për pastrimin e parlamentit nga krimet ordinere , nga trafikantët e drogës , të armëve apo të mishit të bardhë , por nuk dëgjon të preken nga ky ligj, kryekriminelët , njerzit që kanë urdhëruar genocidin shqiptar , ata që mafjen shqiptare dhe atë ndërkombëtare e kanë përdorur si armën kryesore në   dhunimin e demokracisë dhe dinjitetin  e popullit , ata që shkatërrimin e Shqipërisë e përdorën si nje veladon për të mbuluar banditizmin dhe vjedhjen shtetërore , rrënimin dhe mjerimin shqiptar . Revolucionarët e nëntëdhjet e shtatës ,si atëherë majë tankut , të vetshpallur gjeneralë , në ballë të lëvizjes popullore  për të rrëzuar diktaturën berishiste , sot nga foltorja e parlamentit mundohen t’i bëjnë oponencën ligjit të dekriminalizimit duke treguar se ata jo vetëm se kanë qënë dhe janë të imunizuar nga krimi , por se çuditërisht krimi në Shqipëri shkon gjithmon te kundërshtarët e tyre politikë dhe asnjë rast në stanin e tyre , në një kohë kur e vërteta tregon të kundërtën,  se. ku ka shkuar qeverisja e Partisë Demokratike ka shkuar dhe mbretëruar krimi .Por , kulmi i skepticizmit është kur degjon të thuhet nga këta deputet është se ligji i dekriminalizimit ishte  një nisëm  e Lulzim Bashës, si kryetar i Partisë Demokratike . Si mund të ndodhë që një i inkriminuar, madje kur mbi të rëndojnë superkrimet e shekullit , ato të vrasjeve shtetërore,të jetë edhe nismëtari i dekriminalizimit të jetës së vendit dhe parlamentit shqiptar?! Kjo cmënduri mund të thuhet vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër , pasi kudo në botë të ndodhte kjo , krimineli i tipit Basha do ta kishte vendin   në qeli. Vetëm në Shqipëri këto mostra, pas krimeve makabre, jo vetëm se nuk e njohin burgun , por mbasi i lyejnë duart me gjak, i ngjisin shkallët e karierës lart e më lart deri në majën e piramidës shtetërore  . Dhe nga këto maja ata , kërkojnë të bëjnë dekriminalizimin e politikës shqiptare . A mund ta besojë ndokush këtë ?Nga shqiptarët askush ,nga të huajt ndoshta në se do të nisen nga parimi se krimet luftohen me krime .

Po në këtë shkrim le të ndalemi në disa detaje që u dëgjuan në seancën parlamentare për dekriminalizimin nga deputetët demokratë . U tha , se  kërkohej  depozitimi i shënjave të gishtave të deputetëve dhe vendosja e tyre në sistemet e kontrollit dhe të verifikimit si brenda dhe jashtë , si një masë që indentifikon më së mirë të gjithë ata deputet që paraqiten me disa emra dhe mbiemra , që vendosin maska ,që lyejnë flokët që përdorin pseudonime , që disponojnë disa karta indentiteti ,pra që, sipas tyre, qënia e tyre dyzohet në disa plane sikur të ishin agjentët më të specializuar . Sidoqoftë kjo  është një masë e drejtë dhe e mundshme për tu kryer .Por mendoj se ne kemi një problem akoma më të madh se kaq , pasi shumë kriminelë shqiptar të strehuar gabimisht në parlament  ,nga ata që kanë kryer  krime shtetërore nga më makabret , të cileve nuk u dridhet qerpiku nga krimet e bera , që kanë nje kartë identiteti , që nuk i lyejnë flokët ,nuk vënë maska ,që u dihen shënjat e gishtave dhe prapë jo vetëm se nuk po i nxjerrim dot nga parlamenti ,por vazhdojmë t’i paguajmë në mënyrë të majme me taksat e popullit për krimet e bëra . Ata kanë fituar statusin e deputetit të përhershëm , të pazëvendësushmit  , pra ata janë kthyer në  të pavdekshmit e kuvendit   . Me këta si do tja bëjmë ,a do të na ndihmojë ndonjëherë faktori ndërkombëtar që krahas kriminelëve ordinerë , t’i lajmë një here e mirë hesapet edhe me keta ,dhe parlamenti dhe politika të marin frymë lirshëm!?

Me të drejtë kërkohet testi i drogës për deputetët, dhe ndoshta do të ishte më e drejtë të shtrihej edhe më gjërë ,në administratën shtetërore ,në vecanti në  postet drejtuse . Përdoruesi i lëndëve narkotike para së gjithash është një shkelës ligji ,një bartës i tregëtisë së ndaluar .Kjo duhet bërë . Por nga ky test , nuk duhet lënë mënjanë ata që  në sistemin e kaluar kuroheshin në mënyrë të organizuar nga shteti i atëhershëm, me produktet e  drogës ,ku sëmundja psiqike e tyre ndiqej nga grupe mjekësh .Fjala është të sigurohet normaliteti i drejtuesit të shtetit dhe të mos ndodhë rëndomtë ku ata shajnë kundërshtarin e tyre politik me libër shtëpie ,kur marin vendime luftënxitëse ,apo guxojnë të mbrojnë krimin dhe kriminelët ,hapur dhe në mes të ditës ,apo kur i bëjnë thirrje publikut të punojë sa më shumë se kështu ata kontribojnë për rritjen e mirqënies të  familjes, së  hierarkut .Vërtet Berisha denoncon Ramën se në kushtet e përdorimit të drogës ka bërë premtime elektorale të ekzagjeruara dhe te pazbatushme , por ai nuk tregon se në ç’shkallë ka qënë degradimi i tij psiqik kur , deklaronte  se nën qeverisjen e tij ,vendi renditej pas Gjermanisë ,se mjekësia shqiptare po arrinte majat , se mirqënia e popullit po lulëzonte ,se mosluftimi i drogës lidhej me politikat largpamëse që ai ndiqte . A ka doktorat në botë ta deshifrojë normalitetin e psiqikes nga kanë dalë produkte të tilla mendore ? Natyrisht që ka, por pas ekzaminimit patjetër se do të vinte diagnoza e të sëmurit psiqik dhe më tej kjo, do të shoqërohej me recetën ku do të shënohej një dozë më e lartë droge .

U tha në parlament se kundershtarë politik të tyre ,  vinin në parlament me dy kobure  për të ushtruar dhunë dhe presjon psikologjik mbi ta .Në se është e vërtetë kjo ,kemi të bëjmë me  një shkelje të rendë të rregullores së parlamentit ,dhe natyrisht duhet dënuar .Por jo më pak duhet dënuar  qeverisja e kësaj partie kur  vrigëllinte armët kundër popullit ,në kundërshtim me çdo rregull të demokracisë , armatoste antarët e partisë për të luftuar me popullin ,kur pregatiteshin struktura paralele dhe forca paramilitare si detashmente të përparuara dhe të maskuara në provokim të luftës civile në vend .Ndodhi të tilla janë tronditëse dhe me një natyrë fashiste .Por armbëmbajtësit pa leje të parlamentit me të drejtë i dënon ligji i dekriminalizimit ,ndërsa për kategorinë tjetër ,atë të ushtrimit të dhunës shtetërore , ky projektligj , nuk thotë asgjë . Kjo kategori kriminelësh jo vetëm se nuk dënohen, por nuk vendosen as  saksjone të paktën për t’i nxjerrë nga parlamenti . Gjithashtu nga opozita bëhet fjalë për një listë të gjatë me emra deputetësh të inkriminuar ku të gjithë sipas tyre janë nga pozita .Por cudia është se me aq sa përflitet pjesa më e madhe e tyre ,madje jo vetëm deputetë, por edhe shumë mercenarë të tjerë që tradhëtuan partinë demokratike dhe u konvertuan në socialistë pas marjes së pushtetit nga kjo forcë politike  , kanë ardhur nga e djathta  ,me shërbime dhe kontribute në këtë parti . Ata e bënë shkollën dhe karjerën kriminale në qeverisjen demokratike ,atje  mësuan si të vidhet dhe të vritet populli ,si të vihet politika në shërbim të krimit ,si funksiononte hijerarkia kriminale nga kriminelët ordinerë deri të kriminelët që drejtonin qeverinë .Ata erdhën në partinë socialiste bashkë me krimet e tyre ,me trafiqet ,rrjetet koruptive ,armët me të cilat mronin krimet e bëra .   Atëherë ,si ka mundësi që kur  ishin në partinë demokratike ishin engjëj ,në poste drejtuse ,deri edhe deputet,dhe vlerësoheshin nga elita e kësaj partie si njerëz me vlera të spikatura dhe sa tradhëtuan këtë parti ata quhen kriminelë , vrasës ,koka e krimit në Shqipëri ?! Ata ashtu janë ,kriminelë ,vrasës ,pjesë e mafjes shqiptare si kur ishin në partinë demokratike edhe sot në partinë socialiste .Por fjala është pse kriminelët kur janë në partinë demokratike janë të mirë dhe kur ikin prej andej ata bëhen të këqinj .Pse nga ky subjekt politik ka dy standarte në vlerësimin e kriminelëve ? Ky qëndrim i tyre jo vetëm se e bën të pabesushëm seriozitetin e tyre në lufte ndaj krimit ,por krijon përshtypjen se po të vegjetosh në këtë subjekt politik sado i inkriminuar të jesh, je plotësishtë iI mbrojtur dhe i sigurt në rrugën kriminale .Pra, ka shumëgjase se denoncimi i krimeve të mos jetë një cështje parimore dhe nevojë e brendëshme demokratike ,por thjeshtë si hakmarrje ndaj tyre ,të vlerësuar si tradhëtar të partisë  . Pështjellime të kësaj natyre për rastin konkret do të gjesh edhe te  lidershipi i Partisë Socialiste që ka bërë aleanca me njerëz të tillë të inkriminuar .Kjo tregon  se ky lidership vuan nga sindroma e pushtetit , nga megalomania për të mbetur në histori , që di të bëjë aleanca me këdo ,që ka aftësi të shkatërrojë nga brenda edhe kundërshtarin politik ,të joshi ata , me ëmbëlsinë e pushtetit dhe të bëjë për vete pushtetin e katërt mediatik ,duke e vendosur atë , në shërbim të tijë .

Ligji i dekriminalizimit tashmë është një realitet , por sa ai do të zbatohet, sa oktapod të krimit do të mbeten jashtë parlamentit ,sa prej tyre  do t’i nënshtrohen gjykimit ,sa të tjerë do të aplikojnë  aktin e dorheqjes  ,sa të tjerë do të duhet të përballohen me reagimin popullor?! Të gjitha këto janë ështje që do të ndodhin në process me synimin që bashkë me kriminelët ordinerë të fshihen me fshesë të hekurt edhe  kryekriminelet e parlamentit shqiptar ,në të kunërt dekriminalizimi është i dështuar .

 

.Agron BERDAJ .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Maksim Gjokaj: “Kam marrë mijëra kërcënime”

Next Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Advertisement