Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ngjitet diabeti?

 

– Doktor Dashamiri, ju përshëndes. I fejuari im vuan nga diabeti i tipit të parë. Unë kam dëgjuar se mund të jetë edhe ngjitës. A është e vërtetë që kjo sëmundje është ngjitëse? Po te fëmija, a trashëgohet? Ne do të martohemi së shpejti dhe po planifikojmë një fëmijë. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar lexuese, së pari ju përgëzoj për pyetjen interesante që më keni drejtuar. Për të qenë i sinqertë, e kam hasur disa herë këtë pyetje te shumë pacientë që më vijnë çdo ditë, ndaj edhe juve po ju jap të njëjtën përgjigje që u kam edhe atyre: Diabeti i sheqerit nuk është sëmundje ngjitëse, domethënë, nuk transmetohet me ushqim, ajër, kontakte, papastërti etj. sepse këto janë karakteristikat e sëmundjeve ngjitëse dhe diabeti nuk është sëmundje e tillë.

Advertisement

– Sa për faktin nëse trashëgohet te fëmijët, dua të ndalem pak më gjatë dhe me një parantezë profesionale e cila konsiston në faktin që diabeti i sheqerit, siç e kemi thënë, është disa llojesh e zakonisht, është tipi i dytë i diabetit ai që trashëgohet. Ky lloj diabeti fillon mbi 40 vjeç e trashëgohet po në këto mosha dhe jo në moshat e reja. Statistikat botërore tregojnë që numri i fëmijëve të prekur nga diabeti i tipit 1 është thuajse i barabartë si te prindërit që vuajnë dhe nuk vuajnë me diabet. Pra, ka një rritje fare të lehtë dhe të papërfillshme në këtë mes.

– Gjithsesi, unë mendoj se nuk ka gjë për t’u shqetësuar në lidhjen tuaj dhe, nëse nuk jeni të qartë për përgjigjen, mos ngurroni të na kontaktoni sërish. Besoj gjithashtu se i fejuari juaj, duke qenë i diagnostikuar me këtë tip diabeti, ka kujdes në dietën e tij dhe mjekohet. Ju uroj jetë të lumtur së bashku.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Irena Kita: Jam me fat që kam Sardin!

Next Post

Maria Zefi (Arapi): Nuk kam një model...

Advertisement