Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në cilin orar më sugjeroni të stërvitem?

– Jam një djalë shumë i dhënë pas stërvitjes dhe fizikut tim. Jam përgjithësisht trup i formuar dhe muskujt i kam të bukur, por dua të di, në çfarë ore na sugjeroni të stërvitemi? Cila është koha më e përshtatshme? Faleminderit.

Mario instruktor: – Nuk e di moshën tuaj dhe se çfarë stërvitjeje bëni kryesisht, por sipas një studimi specifik, koha varet nga personi dhe nga ajo se çfarë do të arrijë ai me fizikun e tij. Unë ushtrohem mbasdite sepse ndihem më energjik. Duke qenë se gjatë ditës ushqehem mirë, atëherë edhe ushtrimet mund t’i bëj më mirë dhe jam më në formë. Nëse dëshironi të shtoni peshë, mos u ushtroni në mëngjes ose në mesditë, sepse nuk mund të arrini të hani ushqim të mjaftueshëm. Në këtë orar, bie më lehtë në peshë.

Për shumicën e personave, koha perfekte për t’u ushtruar është 16.00-19.00. Në qoftë se ushtroheni më vonë, rrezikoni të keni çrregullim të gjumit. Të fjeturit mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm sidomos kur stërviteni, sepse ndihmon përveçse për një shëndet të mirë, edhe në riparimin më të shpejtë të muskujve. Por, siç ju thashë më sipër, gjithçka varet nga koha që keni në dispozicion, kur jeni më të çlodhur dhe nëse i hani vaktet në oraret e duhura. Është një lloj regjimi, i cili është shumë personal. Ka persona që i ndjejnë efektet e stërvitjes më mirë në mëngjes dhe janë më energjikë gjatë ditës. Ka të tjerë që as nuk e imagjinojnë dot stërvitjen në mëngjes sepse ndihen pa energji dhe nuk mund të shkojnë të lodhur në punë, ndaj orari që ju dhashë më sipër, është më i përshtatshmi dhe më i këshilluari për të gjithë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Henri Çili: “Unë këshilloj të mjaftë e të djathtë”

Advertisement