Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Mali dhe stuhia

– Kam parë në ëndërr sikur isha në shtëpi me mamin dhe papritur filloi të digjej një mal. Nga aty erdhi një stuhi e madhe zjarri dhe tymi, pa bërë dëme. Unë dhe mami mbyllëm derën e dritaret e shtëpisë. Mami më tha që “Allahu ka paralajmëruar disa stuhi” dhe unë nuk kisha frikë aspak. Stuhia nuk zgjati shumë dhe filloi të binte një shi shumë i qetë. Unë hapa dritaret që të hynte ajër i pastër. Ju lutem, më tregoni kuptimin e kësaj ëndrre.

– Do të kaloni një periudhë të vështirë, falë besimit që keni në vetvete dhe në Zot. Mali që digjet dhe stuhia e madhe janë siklete që tashmë i keni kaluar sepse keni parë që nuk ju ka ndodhur asgjë. Pastaj ka filluar një shi i qetë dhe keni lejuar të hyjë ajri i pastër. Jeni natyrë shumë e fortë dhe fati është me ju. Pavarësisht vështirësive, ju gjithmonë ia dilni dhe keni optimizëm që gjithçka, në fund, do të shkojë në vendin e vet. Mos u shqetësoni, sepse fati është me ju.

Advertisement

Linda djalë

Para një jave, një familjare e imja më kishte parë në ëndërr sikur unë kisha lindur një djalë, por babai im nuk e donte babain e foshnjes dhe rrinte i mërzitur. Para dy ditësh, një shoqe më kishte parë në ëndërr sikur unë mbaja në prehër një foshnje që nuk ishte e imja. Edhe në këtë ëndërr, babai im ishte i mërzitur. Ju lutem, më shpjegoni, çfarë kuptimi kanë këto ëndrra? Faleminderit.

– Në të dyja rastet, ëndrrat tregojnë që për çfarëdo plani apo projekti të keni në kokë, babain do ta keni pak kundra, atij nuk do t’i pëlqejë. Ëndrra tregon për plane në një të ardhme, që mund të jenë në fushën private apo profesionale. Për çfarëdo që të keni në mendje, është mirë të flisni me babain si të ishte shoku juaj. Nëse i hapni zemrën, ai do t’ju kuptojë. Pastaj, mos harroni se ndonjëherë, intuita e prindërve ndaj fëmijës përsa u përket ndodhive ose diçkaje nëse është e mirë apo e keqe, është shumë më e fortë sesa e jona. Kijeni parasysh gjithmonë këtë gjë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pjerin Gjondrekaj: Mos e lini në harresë muziken tone

Next Post

29 sekretet e një vajze...

Advertisement