Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam parandjenja të këqija

 

– Jam një vajze 25 vjeçe. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Çdo mëngjes, kur çohesha nga gjumi, kisha parandjenja shumë të këqija për veten dhe për të gjithë familjen. E vuajta shumë këtë gjë dhe atë ndjesi e kam ende, por jo si më parë. Më duket sikur nuk do të ketë të ardhme për mua dhe as për familjen. Kjo gjendje po më çmend, nuk di ç’të bëj. Më jepni një këshillë…

E nderuar vajzë! Për t’ju dhënë përgjigje të saktë profesionale, unë mendoj se duhet të dihen disa rrethana në të cilat jeni gjendur ndërkohë që ju kanë filluar shqetësimet që përshkruani. Ndjenja e pesimizmit, që përshkruhet me parandjenjë të keqe, çon në një ankth dhe ndjenjë faji, por duhet të trajtohet me barnat përkatëse, pasi të keni bërë vizitën te mjeku specialist. Mund të kontaktoni psikologun ose psikiatrin dhe të merrni një këshillë të drejtpërdrejtë, sepse gjendja juaj e ka një burim dhe ajo nuk mund të kalohet, pa u mjekuar së pari burimi. Mund të ndodhë që të keni edhe probleme me tiroiden, por edhe thjesht një nevojë për psikoterapi, ndaj është mirë që të takoni sa më parë specialistin, i cili do të arrijë ta bëjë këtë dallim. Ne, për një gjë ju sigurojmë, gjithçka do të kalojë, mjafton që t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes suaj. Gjithë të mirat.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pornografia, e përmirëson apo e përkeqëson jetën seksuale?

Next Post

8 drithëra që mund t’i hanë edhe celiakët

Advertisement