“Një gur hedh “budallai” në ujë dhe o burra, të tjerët pëlltuf, duke u larë. Vetëm se në këtë rast “budallai” jam unë dhe “guri” është lajmi që do të bëhem mësues. Ps. Të fala atyre që ishin në merak për fëmijët e tyre se mos i drogoja e alkolizoja. Do të jetë për një moment tjetër”.
Statusi i javës së kaluar se Kastro do të ishte mësues në gjimnazin ku diku qe nxënës, në “Petro Nini Luarasi”, u bë menjëherë lajmi që shëtiti nëpër të gjitha mediat e shkruara. Reagimet qenë të ndryshme që nga urime e komplimente e deri në shastisje dhe frikë se një “rrezik” si Kastro do të kërcënonte gjimnazistët shqiptarë. A thua se drogën, seksin dhe shembujt e tjerë të këqinj do t’ua sillte Kastro dhe jo se ai do t’i gjente ato shtruar këmbëkryq në mes tyre. Në përpjekje për të ironizuar me “lajmet” që shndërrohen sa hap e mbyll sytë në skupe në Shqipëri, Kastroja na bëri të mendojmë… Po ja, nëse do të ishte i vërtetë si lajm, ç’lëndë mund të jepte ai? Punë me dru apo punë dore? Ore Kastro, me këtë gurin që hodhe në ujë, ta dish që ke trazuar shumë ujëra.
Advertisement