1. Cilët rriten më shpejt?
a. Thonjtë e duarve
b. Thonjtë e këmbëve
2. Sa e shpejtë është një teshtimë:
a. 1,6 km/orë
b. 16 km/orë
c. 96 km/orë
d. 160 km/orë
3. Cilat janë funksionet e shtyllës kurrizore:
a. Shërben që të qëndrojmë në këmbë.
b. Mbron palcën e kurrizit.
c. Na shërben që të përkulemi dhe të rrotullohemi.
d. Të gjitha më sipër.
4. Sa puprra shijeje ka gjuha jonë:
a. 10
b. 100
c. 10 mijë
d. 10 milionë
5. Sa rriten flokët tanë gjatë një viti:
a. 5 centimetra
b. 10 centimetra
c. 15 centimetra
d. 20 centimetra
6. Si ndryshojnë sytë tanë kur plakemi:
a. Bebëzat zmadhohen
b. Bebëzat zvogëlohen
c. Pjesa e bardhë e syrit bëhet më e bardhë
d. Pjesa e bardhë e syrit bëhet më gri
7. Sa është madhësia e kockës më të vogël të trupit tonë:
a. Sa një paramanë
b. Sa një kokërr orizi
c. Sa një kokërr rëre
8. Muskuli ynë më i vogël ndodhet në:
a. Sy
b. Vesh
c. Gishta
d. Zemër
9. Sa për qind e trupit tonë është e përbërë nga uji?
a. 50 %
b. 60 %
c. 75 %
d. 80 %
10. Cili është organi ynë më i madh?
a. Truri
b. Stomaku
c. Shtylla kurrizore
d. Lëkura
11. Sa kilometra enë gjaku ndodhen në trupin e njeriut:
a. 16 km
b. 160 km
c. 1600 km
d. 16000 km
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Thonjtë e duarve rriten më shpejt dhe kanë nevojë të priten më shpesh se ata të këmbëve. Ata zakonisht rriten tre herë më shpejt, afro 3 milimetra në muaj, kurse ata të këmbëve që rriten afro 1 mm çdo muaj. Kjo është arsyeja pse pedikyri zgjat më shumë se manikyri.
2. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Teshtima është një mënyrë që përdor trupi ynë për të liruar hundët nga substanca të bezdisshme, si pluhur apo piper. Njerëzit mund të teshtijnë me një shpejtësi që shkon deri në 160 km/orë dhe të kolliten me një shpejtësi që shkon deri në 80 km/orë.
3. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Shtylla kurrizore ka shumë funksione. Ajo mban drejt trupin dhe kokën, por na lejon edhe të përkulemi dhe rrotullohemi. Kockat e vogla që e përbëjnë atë, të cilat quhen vertebra, mbrojnë palcën kurrizore, e cila mban në vetvete nervat që i shërbejnë trurit për të urdhëruar muskujt.
4. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Pra, 10 mijë puprra shijuese, por te disa të moshuar, ky numër është vetëm 5 000. Numri i tyre fillon të pakësohet pas moshës 60 vjeçare. Të parat që pakësohen janë ato që shijojnë të kripurat dhe të ëmblat, ndërsa ato që shijojnë shijen e hidhur dhe të thartë zgjasin më shumë. Edhe pirja e duhanit i pakëson puprrat e shijes.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Me sa duket, një prerje e keqe flokesh zgjat më shumë sesa e mendonim. Flokët në kokë rriten pak më shumë se 10 cm në vit (afro 0.3 mm në ditë) mesatarisht. Rritja dhe rënia e flokëve te njerëzit është e rastësishme dhe nuk ndjek cikle si te gjitarët e tjerë. Ndryshe nga ata, njerëzve nuk u bien flokët sipas stinëve. Neve na bien disa fije floku çdo ditë dhe çdo ditë, dalin flokë të rinj.
6. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Duke filluar nga mosha 6 vjeçare, bebja e syrit ka 1/3 e madhësisë që kishte në moshën 20 vjeçare. Kjo zgjat kohën për përshtatjen e syve ndaj errësirës apo dritës. Pjesa e bardhë e syrit (që quhet sklera) mund të bëhet si e verdhë me kalimin e moshës, por jo gri. Kjo ndodh vetëm me flokët!
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kjo është kocka e yzengjisë që ndodhet pas daulles së veshit. Ajo është vetëm 2.5-3.3 mm e gjatë. Nga ana tjetër, kocka më e gjatë dhe e gjerë e trupit është ajo e femurit, e kofshës.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Në vesh ndodhet muskuli më i vogël i trupit tonë, që quhet muskuli stapedius. Ai e ndihmon kockën e yzengjisë të qëndrojë e palëvizur, ndërkohë që tingulli përçohet në veshin e brendshëm.
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Trupi ynë është i përbërë në afro 3/5 nga uji, por sasia e tij ndryshon në pjesë të ndryshme të trupit. Truri ka 70% ujë, ndërsa mushkëritë, 90%. Dhjami i trupit ka vetëm 10% ujë.
10. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Lëkura nuk duket si organ, por ajo është e tillë. Lëkura te një i rritur me peshë 70 kg peshon afro 4 kg. Ajo është më e hollë në qepalla dhe më e trashë në shuajt e këmbëve.
11. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Enët e gjakut, arteriet, venat dhe kapilarët, janë tuba në të cilët kalon gjaku për të furnizuar çdo qelizë të trupit tonë. Nëse i marrim dhe i shtrijmë njëri pas tjetrit, ata do t’i binin Tokës rrotull katër herë!