Përbërësit:
200 gramë lule brokoli të ziera,
4 vezë,
3 lugë vaj,
100 gr djathë i tipit Filadelfia,
100 gr miell,
200 gr miell misri,
1 pluhur fryrës,
kripë.
Përgatitja:
Rrahim përbërësit e lëngshëm, kurse mënjanë, përziejmë përbërësit e thatë. Më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit së bashku, që të krijohet një brumë homogjen. Në format e lyera me yndyrë ose në format e letrës, vëmë me kokë poshtë një lule brokoli. Sipër tyre, hedhim brumë deri në treçerekun e formës. I pjekim në furrë të ngrohtë në 175° për rreth 20-25 minuta (varet nga furra).