Si t’i heqësh qafe milingonat që futen në shtëpi? Nuk është nevoja t’i vrasësh për ta arritur këtë. Këto insekte inteligjente janë të afta të kolonizojnë ambientin tonë të brendshëm papritmas dhe pa bërë zhurmë, por falë disa trukeve të mësuara nga gjyshet, mund të evitoni pushtimin e shtëpisë suaj nga milingonat!
Lavanda: Aroma e lavandës i largon milingonat. Vini tufa me lavandë afër dyerve dhe dritareve, ose prodhoni një lëng me bazë lavande: Përzieni 5 pika vaji esencial lavande me 10 pika vaji esencial menteje. Hidheni këtë përzierje në një shishe me spërkatës dhe shtoni çerek litri alkool 40 gradësh. Spërkatni me të vendet ku kalojnë milingonat.
Uthulla. Spërkasni me uthull të bardhë (të pastër, ose të tretur me ujë) vendet ku kalojnë milingonat dhe parvazet e dritareve.
Spec djegës. Aroma e fortë e specit djegës i largon milingonat. Hidhni pak spec në vendet e hyrjes apo mbërritjes së milingonave.
Soda e bukës. Spërkasni me sodë buke vendet ku kalojnë milingonat. Për fat të keq, kjo metodë nuk funksionon me të gjitha speciet e milingonave.
Gjethe menteje dhe borziloku. Vini gjethe mente ose borziloku në vendet ku janë vendosur milingonat.
Shkumësi. Bëni një pengesë për milingonat: një vijë me shkumës. Ato nuk kalojnë përsipër vijës, sepse nuk u pëlqen përbërja e shkumësit.
Llumi i kafesë. Ruajeni llumin e kafesë për të larguar milingonat. Vëreni atë në hyrje të folesë së milingonave dhe do ta shihni si do të largohen prej andej.
Ja edhe disa këshilla të tjera: Mos lini ushqime me sheqer ose yndyrë në dispozicion të milingonave. Mbyllni vendkalimet e tyre (vrima, çarje në mur…).