Çifti
Burri vdes dhe shkon në parajsë. Pas pak muajsh, vdes edhe e shoqja, e cila gjithashtu shkon në parajsë. Sapo arrin, ajo nis të kërkojë të shoqin derisa e gjen.
– I dashur! Të gjeta më në fund… E di sa të kam kërkuar? Ku ishe, shpirt?
– Ik, moj zonjë… – i përgjigjet burri, – më lër rehat të lutem…
– Ua, i dashur? Ç’është kjo gjuhë me mua? Ne kemi kaq vite martuar…
– Po, pra po, por prifti na e tha shumë qartë ditën që u martuam: “Ju deklaroj burrë e grua, derisa vdekja t’ju ndajë”…
Te mjeku
Një vajzë e bukur shkon te mjeku dhe i ankohet:
– Doktor, me mua po ndodh një gjë shumë e çuditshme. Gjinjtë më rrinë gjithmonë të ngritur lart.
Mjeku habitet me ankesën e pacientes dhe i kërkon që të zhvishet. Pasi e sheh të zhveshur, ai i drejtohet: – E çuditshme, kështu qenka vërtet!
E shqetësuar, vajza e pyet: – Është sëmundje e rëndë?
– Ah, këtë s’e di, por një gjë mund ta them me siguri: Qenka ngjitëse!
Mamin apo babin?
Babi pyet të birin: – Kë do më shumë ti, mua apo mamin?
Djali: – Të dyve.
Babi: – Po nëse unë iki në Angli dhe mami në Francë, ti, ku do shkoje?
Djali: – Në Francë.
Babi: – Po nëse unë do të shkoja në Francë dhe mami në Angli, ku do të shkoje?
Djali: – Në Angli, se në Francë isha njëherë…