– Doktor më thoni ju lutem a është e domosdoshme bërja e synetit? Jam një 22 vjeçar.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Bërja e synetit nuk është e domosdoshme, por është gjë e mirë, sepse nuk merrni lehtë infeksione. Personat që nuk janë bërë synet, janë gjithmonë të predispozuar që në lafshën e penisit dhe në kokën e tij, të infektohen herë pas here nga infeksione mykotike banale. Synetin mund ta bëni pa problem, në çdo lloj moshe.
– Dua të di nga dr. Evi se çfarë është testosteroni që e shoh që flitet kaq shumë për të?
– Testosteroni është një hormon seksual mashkullor, më i rëndësishmi që prodhon organizmi i mashkullit. Gjatë pubertetit, testosteroni është përgjegjës për zhvillimin e mashkullit. Ky hormon ndikon në zhvillimin intelektual, humorin dhe përqendrimin.
– Jam 15 vjeç dhe duke luajtur me top i vrava pak testikujt. Mos vallë duhet të shqetësohem për këtë?
– Dëmtimi i testit në moshën 14-15-16 vjeçare, pra, në moshën e pubertetit është gjithmonë shumë i rrezikshëm sepse është pikërisht kjo moshë në të cilën dëmtimet janë më serioze. Sidoqoftë, vizita te mjeku do t’ju sqarojë më tej për atë që ju ka ndodhur në lidhje me çfarë shkruanit.
– Jam 47 vjeçar, doja të dija, a është masturbimi shkaktar i impotencës time?
– Masturbimi është një proces që e kalojnë të gjithë meshkujt, qoftë edhe në moshën tuaj dhe nuk është aspak i dëmshëm për mashkullin. Pra, masturbimi nuk është shkaktar i impotencës. Ju mund të vizitoheni dhe të merrni mjekimin e duhur nëse mendoni se keni probleme me impotencën. Impotenca, tashmë, shërohet.