Jam nje vajze qytetare nga Shkodra, beqare, e arsimuar, e paraqitshme, elegante me moshe 35 vjece. Interesohem per nje lidhje serioze martese me nje djale qytetar, beqar, mysliman deri në moshen 41 vjec, larg veseve si duhani, bixhozi, alkoli, sportiv, i thjeshte, i paraqitshem, me gjatesi me etike qytetare, inteligjent, fisnik, besnik, jo aventurier, me kushte te mira jetese qe jeton brenda vendit ne Shkoder, Tirane ose Durres ose jashte ne France ose USA, por qe eshte me origjine nga keto qytete. Vetem persona serioze qe duan te krijojne familje. Te interesuarit të lënë nje adrese emaili ose numër telefoni. Faleminderit!Jam nje 42- vjecare me arsim te larte dhe pune te mirë, jetoj dhe punoj ne Tirane. Jam beqare nga pretendimet. Nëse dikush ka cilesite qe te permbush kerkesat e nje femre te rregullt, serioze, të pavarur qe te bejne nje cift qe jeta te bëhet me e bukur ateherë më komunikoni vetem me sms në këtë nr. cel. 0674838458. Nga pamja fizike jam pak e mbushur, me tipare shumë të rregullta dhe gjatësi 1.55, nëse ja vlen pas komunikimit me sms mund të flasim dhe në formë elektronike.
Jam Ana 35 vjeçe e divorcuar për arsyen e mos ardhjes në jetë të një fëmijë, kërkoj një person deri në moshen 40 vjeç që ta marrë parasysh që do jem një bashkëshorte e denjë, por që fëmijë nuk mund ti dhuroj. Nëse ka ai një fëmijë aq më mirë, prezenca ime smund ti rikthejë nënën e munguar mbase 100 % por dashurinë e një nëne do ja dhuroj 100 %. Sinqeriteti është primar tek unë, prandaj ashtu siç e dhuroj dua të më kthehet. Personi të jetojë jashtë Shqipërisë. Pres nr. kontakti sepse bëhem vetë e gjallë.
Jam Flora brune 33 vjeçe ngjaj më e vogël, 1.66 e gjatë, kërkoj të gjej një burrë që di ta kuptoj njeriun e mirë, e ta respektojë, të jetë i gjatë dhe i paraqitshëm nga unë nuk do zhgënjeheni mosha 34-42 vjeç. Pres përgjigje në gazetë me numrin tuaj të telefonit.
Jam Kujtesa 33 vjeçe jetoj në Gjermani prej kohësh, dhe prej 2 ditësh momentalisht ndodhem në Kosovë për pushime. Kërkoj një mashkull për një pushim të mirë në bregdet për 2 javë. Pushime dua të jenë në Vlorë, Budva ose Greqi apo dhe Ulqin. Datat duhet të jenë 25 korrik gjer me 1 gusht. Të jetë mosha 33-45 vjeç, të jeni shumë i pastër, me paraqitje të mirë dhe të jeni person qejfli që din të kënaqet dhe ta jetojë jetën mirë. Pres përgjigje.
Jam një zonjë nga Tirana kërkoj një zotëri për një lidhje të fshehtë si shok pastaj shohim e bëjmë. Zotëria të jetë 68 vjeç se aq jam dhe vetë po si kam mbushur 68. Zotëria të jetë njeri i mirë nga çdo anë jo mashtrues dhe gënjeshtar dhe tallje se nuk kemi moshë. Zotëria të jetë pa grua dhe që jeton vetëm. Kujt i intereson të lërë numri në gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam një zonjë nga Tirana 52 vjeçe familjare e rregullt dhe e mirë, kërkoj një burrë ta kem shok ose mik tepër sekret. Me atë person që do të lidhem do të ketë një surprizë, dua të jetë i thjeshtë, besnik.
Jam një zonjë nga Fieri 48 vjeç halli më detyron të shkruaj se jam e vuajtur sepse burri që kam ma ka bërë jetën ferr, prandaj do ju lutesha a ka ndonjë zotëri të mirë në këtë botë të vëre doren në zemër për mua. Jam keq nga gjendja financiare, ju lutem mos u tallni me mua, jam e sinqertë me karakter shumë e sjellshme dhe me karakteristika të paraqitshme. Jam pak e shëndoshë, personi që dua të jetë me vlera, dua lidhje shumë sekrete. Zotëria të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam Lora nga Gjermania dhe dua te njihem me nje mashkull te moshes 35 deri 45 vjeç. Une jam 35 vjeçe. Të inreresuarit mund te me kontaktojne në këtë adresë emaili: Biondin-80@hotmail.com. Ju faleminderit.Përshëndetje, jam 32 vjeçe me banim në Tiranë, mbase këtu nuk është vendi i duhur për njohje por po e provoj mbase funksionon. Njohje si fillim duke u njohur dhe duke shkuar drejt një finalizimi serioz. Jam një vajzë nga qyteti i Shkodrës, beqare, e arsimuar, me paraqitje të mirë dhe mjaft elegante, 35 vjeçe, jam e interesuar për njohje serioze martesore me një mashkull qytetar, beqar, mysliman, larg veseve si alkoli, duhani apo bixhozi, sportiv, me gjatësi, i paraqitshëm, besnik, njeri që don të krijojë familje, njerëzor dhe i përkushtuar, inteligjent, fisnik dhe të jetë me mundësi të mira ekonomike për të jetuar mosha deri 41 vjeç, që është me origjinë nga Shkodra, Tirana apo Durrësi që jeton në Francë, kryesisht në Paris. Stop aventurieret, mashtruesit, të martuarit barbona. Vetëm persona serioz. Të interesuarit të lënë adresë emaili ose numer celulari. Faleminderit. Jam një vajzë X me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në të gjitha drejtim, beqare nga pretendiemt. Jam e interesuar për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje mosha 46-52 vjeç. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë jo numra që nuk ekzistojnë ose telefona të mbyllur.