Nuk e di ç`më shtyri të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete, por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime, por nga zemra. Dalin nga thellësia e zemrës, aty ku je vendosur edhe ti. Po të shkruaj, se më mungon sonte ashtu sikur i mungojnë detit valët, si qiellit yjet, si syrit loti. Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë, pa ty jam gjysmë. Do të jap gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty, nga vetja ime dhe nga gjithçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty. Do të pres, pa marr parasysh sa… Gjithmonë do të tregohem e duruar ndaj teje. Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë, as edhe me fjalë. Dua të te udhezoj ty, te te mbroj dhe të ruaj nga çdo e keqe. Dua të ndajë me ty mendimet e mia, zemrën, trupin dhe gjithçka që kam. Jam e gatshme të të degjoj për gjithëçka që ke për të thënë. Nuk dua që të ndermarr as edhe të vdes pa bekimin tënd.
Advertisement