– Jam në udhëkryq dhe nuk di si të veproj, ju lutem më thoni një këshillë, se po çmendem. Shoku i ngushtë i vëllait më ka përdhunuar një ditë teksa rrija vetëm në shtëpi, erdhi për vëllain dhe më shprehu ndjenjat i thashë, absolutisht jo nuk mund të jemi bashkë. Në ditët në vazhdim më çonte mesazhe, dhe i thashë do i tregoj vëllait. Vëllai im lë koken pas tij, sepse ska vëlla, vetëm mua më ka. Dhe kur i thashë vëllait nuk më pëlqen shoku jot, më bërtiti, dhe më tha mos më fol e kam si vëlla. Ngaqë unë dal me një djalë tjetër që më pëlqen, ky më pa. Dhe erdhi në shtëpi më gjeti vetëm dhe më përdhunoi. Nuk di si të veproj, ti tregoj vëllait apo jo, si do të vepronit ju? Kam frike se do ta vrasi, dhe do ta fus vellain ne gjak? Nuk di fare si te veproj.
Advertisement