Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anxhela Merkel: “Unë jua dhashë trepikëshin me Serbinë”

Gjatë vizitës së zonjës Merkel në Tiranë, unë pata dhe ajo pati fatin të bashkëbisedonim me shoshoqin. Bashkëbisedimin e bëmë afër Kryeministrisë, teksa ajo i kishte sytë me lot.

 

Kaso Kosa: – Zonja Merkel përshëndetje! Të emocionuar ju shoh. Kaq prekëse është vizita?

Advertisement

Anxhela Merkel: – Përshëndetje Kaso! E nga mos të jem e emocionuar? Ju shqiptarët keni një qeveri të veçantë.

– E di, zonja Merkel. Kështu i kemi patur të gjitha qeveritë ne. Dinë të presin.

– Dëgjomë Kaso! Ai monumenti i kërpudhës i vendosur jashtë Kryeministrisë është një mrekulli më vete; më mbushi më nostalgji. Më kujtoi kohët e poshtra të regjimit komunist në Gjermaninë Lindore ku kam jetuar. Ishin kohë të poshtra, por të bukura, se dilja me gjyshen për kërpudha dhe lakra.

– Ndonjë investim do bëni në Shqipëri, zonja Merkel?

– Pale ajo streha plot drita që mbulonte derën e Kryeministrisë… Më kujtonte diskotekat perëndimore, kur i shikoja plot endje në televizion, aty ku jetoja në Gjermaninë Lindore. Eh, Kaso! Më mbushi me emocione.

– Ndonjë fabrikë te ne do ndërtoni, zonja Merkel?

– Eh, mor Kaso! Kam patur fëmijëri dhe rini të vështirë. Mezi kapnim ndonjë të dashur çdo vit fakulteti… Shumë bukur Kaso, shumë bukur. Vërtet, si kërpudha, edhe streha më emocionuan pa masë.

– Aman zonja Merkel! Vini dorën në zemër. Vijeni dorën ku të doni, por aman na jepni ndonjë investim…

– Kaso. Investime nuk ka!

– Përse, zonja Merkel?

– Ju keni qeveri të mrekullueshme, por popull… Nuk ma priste mendja që populli juaj do të ishte aq i ftohtë me ardhjen time në Tiranë. Vetëm 200-300 vetë kishin ardhur të më përshëndesnin. E kupton ti Kaso që nëse vinte Kombëtarja e Futbollit të Gjermanisë do dilnin mbi 200-300 mijë vetë?! Po pse, mor Kaso?! Disa që i bien topit, të priten më mirë se unë që po të dua ju “bëj topin”. Nuk ka investime te ju dhe pikë!

– Aman, o zonja Merkel! Nejse, se ju gjermanët kur thoni fjalën, vështirë se e ndërroni.

– Ne “kur themi fjalën, therim vajzën”, i themi në Gjermani. I ka vdekur nëna atij muhabeti. Investime s’ka. Jeni popull idiot, Kaso. Mora vesh që kur Shqipëria luan ndaj Gjermanisë, qindra mijëra shqiptarë, përkrahin Gjermaninë. A mund të investoj unë në një vend me njerëz, që nuk duan vendin e tyre Kaso?

– Eh, nejse… Por nuk do të bëni asgjë për ne?!

– Meqë e doni shumë futbollin, kam menduar t’ju rregulloj çështjen e tri pikëve në ndeshjen me Serbinë. Ma kërkoi edhe zoti Rama këtë. “OK, i thashë, por me një kusht…”. “Dakord”, tha zoti Rama, pa e dëgjuar fare çfarë kushti do kërkoja unë…

– Po ç’kusht i vutë?

– I kërkova që kur të luani kundër Gjermanisë në Francë, të na lini ndeshjen… “Këtë e bëjmë me kënaqësi, tha zoti Rama, se edhe unë, edhe zoti Duka jemi tifozë me Gjermaninë”…

– Po serbët ç’do thonë?

– Do t’ua zë gojën me investime.

– Pse, ne s’do marrim investime?

– Ju do të merrni topin!…

– T’ju pyes edhe një gjë që më mbeti kunj: Kur takuat zotin Rama, një helikopter vinte rrotull bulevardit. Përse?

– Kisha harruar të merrja ushqimin Kaso. E kisha lënë në avion. Më hodhi piloti një hamburger të prodhuar në Hamburger. Unë veç ato ha.

– Zonja Merkel, lërini këto! Nga kush ruheshit? Nga shqiptarët jo, besoj.

– A që je shejtan ti Kaso! Afrohuni t’jua them: Ruhesha nga ekstremistët grekë Kaso. Ma hedhin fajin mua për ato që po ndodhin atje. Po pse, mo Kaso, ne gjermanët e kishim fajin që të pasurit grekë i linin leftatë nëpër buzuqe dhe s’paguanin kokërr takse në shtet?!

– Zonja Merkel! Unë jam i mendimit që ju si Gjermani, t’i jepni kohë Greqisë të rimëkëmbet e pastaj t’ju paguajë borxhet. Se, po qe keq fqinji, keq do jemi edhe ne.

– Ore Kaso! Po qe keq Greqia, ju do jeni mirë.

– Si është e mundur kjo, zonja Merkel?

– Dëgjoni Kaso! Në Greqi jetojnë 1 milionë shqiptarë. Nëse ata kthehen në Shqipëri, popullsia juaj rritet. Kështu, ju bëheni më tepër faktor në Ballkan. Kuptoni Kaso?

– Kuptoj moj, kuptoj, po ku do hanë nëse kthehen?

– O Kaso! Po pse mo, unë t’u gjej për të ngrënë atyre?! Ku hanë 3 milionë vetë, hanë edhe 4. Pastaj, këtu e kanë një zgjidhje: Vijnë kërkojnë azil në Gjermani. Tani ika Kaso dhe rrugëmbarë!

– Si rrugëmbarë? Po ikni ju, jo unë.

– Po, pra, rrugëmbarë mua!

 

Bisedoi me shaka: Kaso Kosa

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dritëhijet e reformës në drejtësi … Nga Agron BERDAJ

Next Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT JAVEN E KALUAR? Nga Artan KRISTO

Advertisement