Veç nxënësve dhe studentëve mbetës që do të provojnë në vjeshtë edhe njëherë fatin e tyre , edhe Shqipëria në këtë vjeshtë do të provojë fatin e reformës në drejtësi ,e cila për më shumë se 23- vjet, është kthyer në një gangrenë e shoqërisë dhe demokracis shqiptare . Për 23 vjetët e shkuara drejtësia shqiptare ka ngelur në klasë .Është zgjedhur vjeshta e këtij viti , jo rastësisht, por si provë e detyruar dhe taksative në se duam të ndjekim rrugën europiane “.Reforma në drejtësi ,thotë, kryeministri ,është reforma që ndan fatet mes nesh ,dhe Bashkimit Europian “ .Edhe pse kjo reformë para së gjithash lidhet me nevojat e brendëshme të demokracisë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut në vendin tonë , por edhe si kusht dhe detyrë e vendosur nga BE ,mbetet një nisëm madhore ,një provë që duhet kapërxyer .Thuhet se faktori ndërkombëtar bëri të mundur që subjektet politike shqiptare të pranonin marveshjen e bashkpunimit për reformën në drejtësi . Por, më shumë se ana formale e bashkëpunimit rëndësi ka përmbajtja e problemit ,predispozicioni real i këtyre forcave politike , për të realizuar një reformë të thellë, gjithpërfshirëse  , pa pazare  dhe prapavija politike ,një reformë që ta luftojë dhe ndjeki krimin deri në strofkën e fundit, duke e cliruar shoqërinë nga sistemet koruptive dhe mafia e gjithë pushtetëshme në këtë fushë  .

Po a e ka kredibilitetin e duhur   faktori  politik shqiptar ,për të realizuar një reformë cilësore  ? Këtë nuk mund ta di ,por di fare mirë , që ne  kemi një parlament ku, edhe pse u ngritën akuza nga më monstruozet per vrasje dhe korrupsion mes deputeteve, ku edhe vetë Hollivudi do t’i kishte zili skenaret e përfolura ,prapë edhe i akuzuari edhe akuzuesi, të dy bashkë vazhdojnë të jenë pjesë e ligjvënies , pra e nismës ligjore për reformën në drejtësi . Por, jo vetëm kaq ,edhe në pallatin e atridëve, tek  tragjeditë e Eskilit, nuk kishte kaq portrete  kriminelësh dhe vrasësish , sa është përfolur  për disa  politikanë  shqiptare të cilët jo vetëm se nuk janë dënuar ,por sot , ata kanë të drejtën  të  vendosin për fatet e reformës në drejtësi . A thua se  ata ,mezi presën që sa të miratohet reforma në drejtësi ,natyrisht edhe me votën e tyre të pistë  ,pastaj këta për t’i dhënë popullit dhe ndërkombëtarëve , mesazhin se në Shqipëri erdhi epoka e shtetit ligjor ,  do të shkojnë me dëshirë  në hapsanë për t’u vetë dënuar , duke kërkuar falje për vonesën, por me justifikimin  se  ligji i mëparshëm u paska hequr të drejtën atyre , të gjykoheshin e dënoheshin për krimet e bëra  .Dhe populli duhet t’i falë sepse ata realisht ishin edhe krimi edhe ligji.

Por, ka edhe një tip tjetër politikanësh shqiptarë, që edhe pse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në krime  ,ata janë zylot e krimit ,mbrojtësit më të zellshëm të krimeve shtetërore të kryer nga eprorët e tyre   . Kjo kategori  politikanësh  kanë fshehur  provat e krimeve  ,  kanë strehuar    vrasësit duke mos i dorëzuar ata për hetim ,përpunonin njerëzit  për të fallcifikuar të vërtëtën,përpiqeshin të argumentonin teorikishtë se vrasjet nuk paskan qënë krime, por shërbim ndaj shtetit  . Njerëz të tillë me rekorde kriminale por edhe që kanë mbrojtur krimin dhe kriminelët , jo vetëm se nuk duhet të bëhen pjes e iniciatives për reformën  , por ata duhet të mbahen sa më larg ,si njerëz që kanë hesape me drejtësinë   .

E quan një sukses faktori ndërkombëtar se mundi të ulë në trapezen e diskutimeve, dy forcat e mëdha politike .Ashtu është ,por kjo nuk do të thotë se nisi suksesi i reformës .E themi këtë pasi nga disa kompromise të bëra mes, PD-se dhe PS-se,një nga të cilët ishte edhe  ai i 2008,që në mirkuptim të plotë, ato  vunë dorë  pa as më të voglin shqetësim , mbi kushtetuten e vendi. Nga një barbarizëm I tillë , jo vetëm se nuk u rregullua  gjendja, por kjo aleancë ,   rrënimin e demokracisë dhe të shtetit e vendosi,  mbi baza ligjore . Autoritarizmi dhe kulti i liderit u ngritën mbi parimet e shënjta të demokracisë ,të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Nga këto ndryshime nisi të kriminalizohet së tepërmi politika duke mos e patur fare problem të bente aleancë dhe pazare  me krimin ,të mos kishim më zgjedhje të lira, por emrime deri edhe të deputetëve nga kryetarët ,të varrosej njeherë e përgjithmonë demokracia e brendëshme e partive duke I shndërruar këto në vegla të kryetarëve   . A e  kini vënë re edhe një kompromis tjetër mes dy partive të mëdha I realizuar pa ceremoni ,pa portokolle diplomatike ,pa festa ,por në  heshtje ,me një gjuhë të koduar por e deshifruar lehtazi nga pala tjetër , karakteristik e dinakëve dhe hileqarëve  . Pas rrufeve dhe mallkimeve të derdhura nga ata , ndaj sistemit të drejtesisë, si i koruptuar ,i lidhur fortë me mafien dhe sistemet e trafiqeve dhe në shërbim të kupolës së krimit, vinte pa pritur ndonjëherë , edhe një llojë paqie me të .Po këta politikanë ,qeveritarë ,apo subjekte politike, për disa çështje nuk kanë qënë  kaq të ashpër me drejtësinë ,madje me një llojë përulësie ndaj sajë, i ngrinin  edhe kulte ,e vlerësojnë si autoritare dhe sovrane  ,se respektonin  vendimet e dala prej tyre ,se kur flet drejtësia, thoshnin ata ,të gjithë duhet të heshtin  .Për ta bërë më të thjeshtë mendimin e shprehur ,marim një shëmbëll të ndodhur në praktikë .U vodh banka e shtetit në mes të ditës ,një vjedhje sistematike prej  vitesh   ,të përfshirë në të shumë punonjës ,një vend I ruajtur me teknologjinë më modern ,një vjedhe që i shkaktojë vendit një dëm të pa llogaritshëm . Ndërkohë kur pritej një reagim i forë dhe një ndëshkim serioz i gjithë sistemit që I kishte shërbyer vjedhjes ,politikanët e opozitës dhe ata të qeverisë, njëzëri u shprehën se me këtë cëshje duhej  të merrej drejtësia .Dhe drejtësia do të merrej ,kjo dihej , .por fjala  ishte pse heshti politika ,pse kaq të përulur ndaj bankjerëvë dhe kryebankjerit i cili haptazi u mor në mbrojtje nga sferat e larta të shtetit ,pse dy standarte  ndaj drejtësisë .Mos vallë larg qoftë politika kishte future duart në bankën e shtetit .Natyrishtë , kjo çështje vështirë se zbulohet përballë unitetit të celiktë të pozitës dhe opozitës dhe të përzgjedhurve të tyre në sistemin banker .Por, sidoqoftë në këto raste drejtësia lavdërohet pasi ajo ishte  e aftë të jëtojë me shqetesimet dhe dhimbjet  e politikës ,por jo të demokracisë dhe të popullit .  A duhet të entuziazmohemi kaq tepër duke ndjerë një siguri absolute se reforma në drejtësi do të vëzhgohet nga të huajtë .Në cilën referencë ligjore ,konflikt të brendshëm ,paketë kushtetuse ,nuk ka marrë pjesë asistenca e huaj ,madje nga më të specializuarat .Në të gjitha por dështimi ka qënë I pa diskutueshem. Të keqen , në fushën e drejtësisë ne duhet ta kërkojmë brenda vetes ,në veçanti te sundimi I politikës në këtë sektor ,shndërimin e gjyqesorit në organizata partiake ,në leva të pushtetit ,në mjete  të kryetarit për hakmarrje politike .Kjo marrëdhenie mes qeverisë dhe pushtetit gjyqesor ka shpurë drejt korupsionit ,vjedhjes dhe  grabitjes së qytetarëve  ,krijimin e një hierarkie kriminale brenda sistemit të drejtësisë .Me këto raporte që kemi mes politikes ,shtetit dhe drejtësisë ,me këtë personel gjyqësor përgjithësishtë të koruptuar ,edhe sikur legjislacionin e shteteve më demokratike të aplikojmë në vendin tonë, pa mbushur java ne do ti kemi shkatërruar, ato.Ndaj suksesi i reformës nuk do të varet vetëm  te referencat e huaja ,as te modelet që do të përzgjidhen ,por te fakti se pas reformës sa kryeministra ,ministra ,deputetë ,drejtus lokal të sotëm dhe të djeshëm do të bëhen lënda e parë e drejtësisë .Ndryshe një qiell kaq i zymtë ,sic thoshte Shekspiri ,nuk mund të pastrohet pa një stuhi.Dhe në se do të mungojë kjo stuhi, reforma është e dështuar .

Agron BERDAJ

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *