Në një festival të madh muzikor, 7-vjeçari i Amar Daci rrëmbeu zemrat e publikut dhe jurisë në konkursin prestigjioz ndërkombëtar “Pianisti i Ri”. Duke konkurruar me 60 pjesëmarrësve të tjerë të talentuar e përpara një jurie ndërkombëtare, në sallën “Tonin Harapi” performanca e Amarit i dha atij çmimin e dytë, duke treguar aftësitë dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për muzikën.
Edhe pse ende në moshë të vogël Amari shprehu lidhjen e tij me botën e artit. Pasioni i Amar për muzikën filloi që në moshë të vogël dhe angazhimi i tij për të përmirësuar talentin e tij është i dukshëm në vullnetin për të studiuar çdo ditë e për të shkuar drejt më të mirës. e Aktualisht, Amari është nxënës në në liceun “Jordan Misja”, për Piano por ndjek edhe kurse private në Kanto, duke shprehur kështu aftësitë e tij të shumëanshme muzikore.
Vlen të përmendet fakti se Amari i vogël është nipi i këngëtares së njohur Silvana Rusi, trashëgimia muzikore e së cilës padyshim luan një rol të rëndësishëm në formimin e rrugëtimit muzikor të Amarit. Duke marrë frymëzim por edhe kujdes nga tezja e tij, Amar tashmë e ka prezantuar veten si një yll i ri në muzikë përtej moshës së tij të vogël.
Ndërsa Amari vazhdon të punojë me talentin e tij dhe të shtrojë hap pas hapi rrugën e tij në botën e muzikës, e ardhmja e tij duket plot dritë. Me mbështetjen e palëkundur të familjes dhe mentorëve të tij si mësuesja e pianos Flavia Leksani, Amari e ka rrugën e tij në muzikë jo të lehtë, por shumë të bukur, duke premtuar gdhendjen e emrit të tij të vlerësuar nga emra të njohur të muzikës shqiptare e jo vetëm.