Përshëndetje Intervista. Kam vajzën 20 vjeçe në shkollë të lartë, ajo është shumë e mbyllur në vetvete dhe s’flet shumë. Nuk ka dëshirë as të dal me shoqet, nuk ka oreks fare, është dobësuar shumë dhe flet e qesh me vete ndonjëherë. Në fillim ka qenë fëmijë shumë i shkathët por kur i erdhën periodat ndryshoi. Ju lutem mund të më thoni pse ndodhet në këtë gjendje dhe çfarë duhet të bëj me të?

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falënderoj që na shkruan. Shqetësimi që ti tregon për vajzën sipas kësaj që na ke shkruar i ka fillimet me ardhjen e menstruacioneve. Nëse është kështu, do të na duhet domosdoshëmrisht të dimë se kur i kanë ardhur periodat, a ka shumë kohë që vajza shfaq këtë mbyllje në vetvete dhe ndryshim në sjellje? Përgjigja e kësaj pyetje do të shërbejë për të kuptuar nëse këto dallime sjellore lidhen ekskluzivisht me periodat apo ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Nëse është shkak ardhja e menstruacioneve, është fjala për ndryshimet hormonale të cilat në raste të caktuara shfaqin dhe ndryshime në sjellje.

Trupi njerëzor është një laborator shumë kompleks hormonesh, reaksionesh, procesesh dhe organesh, funksionimi i të cilëve jo gjithmonë është i përsosur. Në raste të tilla, është mjeku i cili bën analizat, kontrollet, vendos diagnozën dhe përcakton trajtimin. E gjithë kjo do të thotë se në radhë të parë vajza mund të bëjë një kontroll mjekësor tek specialistja përkatëse, para tek gjinekologia me qëllim konstatimin e funksionimit të aparatit riprodhues femëror dhe ciklit menstrual, duke qenë se ti i lidh këto ndryshime me ardhjen e menstruacioneve. Pasi të jenë përjashtuar shkaqet fizike, mund të mendohet për arsye të tjera që kanë shkaktuar këtë ndryshim sjellor dhe mbyllje në vetvete tek vajza; duke kuptuar shkakun përcaktohet dhe mënyra e trajtimit për të përmirësuar cilësinë e saj të jetës, që të jetë më sociale dhe aktive. Para, shkohet tek mjeku dhe në bazë të ekspertizës së tij, do të zbulohet nëse ka crregullime me karakter hormonal. Në të kundërt, mund të këshilloheni me një psikolog.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *