Këngëtarja Sidorela Roli ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Trëndafil”
Kjo këngë, që temën e frymëzimit e ka marrë nga dashuria, është një bashkëpunim me artistin Petro Xhori. Më parë këngëtarja ka sjellë një tjetër bashkëpunim me titull “Ska rrena” e cila pati dhe ajo këngë impaktin e saj të mirë në publik.
Kombinimi i faktorëve , tekst, muzikë dhe zëra të bukur kanë prodhuar këtë perlë të re ne muzikë.


Ndërkohë, “Trëndafil” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Roli vjen me një performancë mjaft atraktive, dhe që i përshtatet stilit të këngës që duket se ka ardhur si puhizë vjeshte ne muzikë, ashtu siç e pohon edhe vetë këngëtarja jonë.
Ndër vite Sidorela ka prezantuar për publikun këngë të ndryshme, herë moderne e herë me motive popullore.
Më poshtë keni edhe linkun e këngës me të cilën shumë zemra të dashuruara do e personalizojnë si himnin e tyre. Dëgjim dhe shikim të këndshëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *