Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ambra Hysa: Dashuri dhe trëndafila

-Ambra, një prezantim më të gjerë për lexuesin e Intervista.al do ishte mëse i mirëpritur…! Një ekonomiste/financiere dhe një psikologe ku e gjejnë lidhjen bashkë, meqë këto janë degët ku ti ke kryer dhe po kryen studimet?

-Kam studiuar ekonomi, por pasioni im i hershëm ka qënë Psikologjia dhe Letërsia. Fusha e biznesit gjithashtu më pëlqen shumë, është diçka magnetike për mua. Marrëdhëniet me klientin, marketingu janë pika të cilat i lidhin këto dy fusha,  që në dukje qëndrojnë indiferente ndaj njëra-tjetrës. Empati duhet të ketë në të dyja rastet.

Advertisement

-Ndërkohë edhe autore e 4 librave, çfarë gjen tek letrat, tek letërsia, tek e shkruara?

-Tek letërsia gjej qetësinë e shpirtit, rikthehem pas në kohë, zhytem në imagjinatë duke veshur petkun e ëndrrave të pajetuara e njëkohësisht kujtimeve të fëmijërisë së hershme…Gjatë shkrimit kthehem fëmijë, sepse jam rritur duke lexuar dhe duke dashur ta riprodhoj atë që lexoja…

-Më fol pak për librin tënd të fundit “Luftë dhe trëndafila”…

-“Luftë dhe Trëndafila” është një novelë e cila mban aromën e trëndafilave edhe në brendësi, esencë e pastër dashurie, asaj romantike, reale, pasionante, të vërtetë por edhe luftarake e pak të çmëndur…paralelisht me të, përcillet edhe një tjetër lloj dashurie, universale, e pandalshme, e cila i jep kuptim, arsye dhe frymë jetës…edhe kur bëhet luftë edhe kur humbet gjithçka…dhe vetëm dashuria për fëmijën të ndihmon të ecësh përpara. Dashuria si e vetmja arsye, si boshti ku mbeshtetet jeta njerëzore.

-Me çfarë tjetër e mbush kohën tënde?

-Jam natyrë pasionante, i dedikohem pasioneve dhe më pëlqen ta mbush jetën me elemente të bukura të cilat mi japin dritë dhe shkëlqim jetës. Edhe ku nuk ka energji të mirë, unë krijoj… Shoqëri të mirë dhe njerëz zemre, punë, koha cilësore me miqtë, shëtitjet buzë liqenit, udhëtime.

-Ndalojmë pak tek një element i veçantë në jetën tënde, kurorëzimi i dashurisë tënde në një ceremoni madhështore. Pse zgjodhe të flasësh e ta ndash këtë momentin tënd special pikërisht për Intervista.al? Së dyti, mund të na tregosh gjithçka, momentet pikante, momente që sdo harrohen kurrë…🤗🙏🏻

-Zgjodha ta ndaj me ju, të mbetët në faqen e revistës për të ia lexuar një ditë fëmijëve të mi…dhe për të përjetësuar në rreshta emocionin. Mua më pëlqejnë gjërat e shkruara, është një formë përjetësimi…Përtej kësaj, më pëlqen që gëzimet ti bashkëndaj, është e rëndësishme të njohim masën e asaj që ndajmë me të tjerët e cila e shumëfishon gëzimin tonë…Dhe në fund, për vlerësimin që kam për seriozitetin më të cilin punon Intervista.al!

Momentet që nuk do ti harroj asnjëherë…

Është atmosfera dhe mënyra sesi jam ndjerë, ajo ishte nata më e bukur e jetës tonë, zemra më gufonte nga lumturia, kam ndjerë dehjen e lumturisë! Gjithçka ishte magjike, siç kam ëndërruar…Nën qiellin plot me yje, nën dritën e hënës, mes trëndafilave të bardhë, pamjen madhështore e cila përqafohet aq ëmbëlsisht nga natyra…liqeni dhe perëndimi gjatë fillimit të ceremonisë dhe muzika në sfond. Romantike, ashtu siç jam edhe unë.

Do të mbaj mend gjithmonë si jam ndjerë, unë isha një nuse që po e realizoja dasmën në shtëpinë time, edhe pse një shtëpi biznesi…ajo mbetet shtëpia ime dhe ndjesia ishte e bukur, më kthente pas në kohë por më jepte edhe shumë siguri. Kam menaxhuar çdo detaj të dasmës time por bashkë me bashkëshortin e kemi shijuar shumë dhe kemi kurorëzuar dashurinë tonë 10-vjeçare. Ne jemi rrituar bashkë dhe dashuria jonë është një nga ato historitë që frymëzojnë për të shkruar një libër…

-Ambra, në mbyllje, duam të na tregosh merakun tënd më të madh, atë që se ke treguar ndoshta asnjëherë ose ndoshta se kishe menduar se do të të pyeste dikush…

-Meraku im më i madh është padiskutim shëndeti i njerëzve të dashur, familja, njerëzit e zemres…Shëndeti është pasuri, çdo gjë tjetër më vjen kalimtare. Merak tjetër i cili vlen të përmendet, nuk kam.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Befasi strategjike apo kurth strategjik...Nga Agron Berdaj

Next Post

Modelja e njohur shqiptare Françeska Rustem “pushton” New York-un, shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square

Advertisement