Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Rikthimi i bukur i artistes Vilzana Parubi; Ju rrëfej mungesën dhe mallin për skenën

Sezoni i ri i muzikës ka shënuar një rikthim të këngëtares Vilzana Parubi, në atë që mbetet ëndrra e saj e përjetshme që është muzika. Në pritje është kënga më e re e saj, një bashkëpunim me nje tjetër këngëtar i cili do të zbulohet shumë shpejt.

“Hatri i dashnisë”, “Sytë e tu”, “Të dy”, “Urrejtja”, janë vetëm disa prej këngëve të kënduara nga këngëtarja, Vilzana Parubi. Kujtojmë që Vilzana vjen nga një spektakël talentesh si “Star Academy 5” Pasionin për muzikën e kishte që kur ishte fëmijë ndërsa paraqitjet e saj skenike bashkë me muzikën u pëlqyen nga të gjithë.
Pas një kohe të gjatë mungese prej disa vitesh le të themi, Vilzana ka vendosur që të vazhdojë pasionin e saj për muzikën duke u rikthyer këtë herë me disa projekte, në Shqipëri por edhe kudo në Europë!
Synimi i saj është rivendosja në qendër të angazhimeve, muzikën. Me një jetë mes Shqipërisë dhe Italisë ajo është e lumtur që ka arritur qëllimet e saj ishte vetë artistja e cila na tregon se ka punuar shumë për projektet në ardhje, sidomos për këngën e re që është bashkëpunim, deri tek veshjet elegante të përzgjedhura posaçërisht, përveç bashkëpunëtorëve të produksionit që padyshim janë ndër më të mirët.
“Ky ka qenë momenti më i përshtashëm që të rikthehem”, tha Parubi!

Advertisement


Këngëtarja ndihet e lumtur dhe e emocionuar që po i kthehet muzikës ashtu siç duhet dhe e ka projektuar prej kohësh, pasionit të saj të përhershëm.
Ajo tregon se një shkëputje nga skena, për shkak të angazhimeve personale, por ka kontribuar mjaft dhe se gjithashtu idea për të rinisur pasionin e saj ishe e planifikuar e mjaft e qëlluar, që për hir të së vërtetës ajo ka kënduar live në mbrëmje të organizuara në Itali por që muzika e saj ka nevojë të dëgjohet e këndohet edhe në Shqipëri, Europë e kudo ku ka shqiptarë.
Arti është inspirim, por edhe talent, e Vilzana është thjesht e talentuar në fushën e muzikës për të cilën edhe ka punuar shumë.
Miq,adhurues të muzikës, e kolegë e kanë përgëzuar për përkushtimin dhe për angazhimin e moslënien pas dore të eventeve, duke qenë se këngëtarja, siç e përmendëm jeton prej vitesh në Itali. 
Në një event live ku ishte e ftuar, ajo që u vu re ishte zëri i saj që jehonte në gjithë sallën, një këngë ritmike duke iu përshtatur të gjitha moshave. Emocionet e saj nuk munguan në atë mbrëmje por vetëbesimi që ajo kishte në paraqitjen e saj na la të kuptojmë se Vilzana ka ditur ta ruajë karakterin e saj në muzikë, me plot siguri në vetvete.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pa mësues nuk ka komb… Nga Agron Berdaj

Next Post

Deklaroi se ka fshirë këngët e tij dhe nuk do t’i rikthejë, reagon sërish Flori Mumajesi

Advertisement