Po kjo ?! Për herë të parë pas 2000 vitesh, NASA ndryshoi shenjat e horoskopit duke i bere tashme 13 shenja. Shenjat kanë ndryshuar prej efektit lëkundës të tokës, i shkaktuar nga forca gravitacionale mes hënës dhe diellit në dy mijë vitet e fundit. Qielli është ndryshe nga sa astrologët e lashtë parashikuan. Prej një muaji konstalacionet nuk janë më të njëjtat. Në fakt, shenja e re nuk është zbulim i ri. Astrologët e lashtë babilonas e zbuluan këtë konstalacion të trembëdhjetë. Shenja e Ofikusit përfaqëson një njeri që është duke kapur një gjarpër që njihet kryesisht si “Serpentarius”, mbajtësi i gjarprit. Kjo shenjë është përshtatur në shumë kultura, por në thelb mbetet e njejta. Në mitologjinë greke Ofikusi identifikohet si “Aslcepiusi”, heroi dhe zoti i shërimit, djali i Apllos.
Ja horoskopi i ri sipas Nasa:
Bricjapi 20 Janar- 16 Shkurt
Ujori 16 Shkurt – 11 Mars
Peshqit 11 Mars- 18 Prill
Dashi 18 Prill- 13 Maj
Demi 13 Maj- 21 Qershor
Binjakët 21 Qershor-20 Korrik
Gaforrja 20 Korrik- 10 Gusht
Luani 10 Gusht-16 Shtator
Virgjëresha 16 Shtator-30 Tetor
Peshorja 30 Tetor-23 Nëntor
Akrepi 23-29 Nëntor
Ofikusi 29 Nëntor- 17 Dhjetor
Shigjetari 17 Dhjetor- 20 Janar
Burimi ACK