Moderatorja shumë e dashur e “T’ka mami yll”, Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Siena.

Moderatorja është munduar që shtatzëninë ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Gjatë pritjes së ëmbël, ajo ka publikuar në Instagram vetëm një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë të gjithë janë bërë kuriozë për partnerin, që Ilda ka vendosur ta ruajë larg vëmendjes së publikut dhe deri tani ia ka dalë më së miri.

Moderatorja, Ilda Bejleri është një ndjekëse e rregullt e futbollit, ndonëse tashmë drejton emisionin “T’ka mami yll”, i cili sezonin e parë u mbyll me sukses.

Ajo nuk nguron të reagojë shpesh herë edhe në rrjetet sociale. E njëjta gjë ka ndodhur pak orë më parë, ku Ilda ka reaguar përmes një Instastory lidhur me vendimin e Kylian Mbappe për të mos u bashkuar me Real Madridin.

Shumë fansa të zhgënjyer e akuzojnë se përdori 13 herë fituesit e Champions League për interesat personale. Gjithashtu edhe Ilda i është bashkuar këtë grupi, që e akuzojnë se zgjodhi paratë mbi ëndrrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *