Sokol Guga është producenti që dita ditës po habit me ambicien për të bërë karrierë në një botë të egër si media edhe pse eshte e dukshme qe bota e spektaklit nuk e ka trembur kurre!
Energjik, me këmbë në tokë, por edhe shumë i sinqertë, Sokoli tregon surprizat gjigande ne “Krishtlindje ne Tirane” te edicionit te ketij viti!
Ajo qe dihet deri tani eshte se detajet e skenës madhështore, e cila do të shërbejë në një formë edhe si shkëmbim përvojash mes artistësh të huaj dhe vendas ne City Park ne sallen e eventeve eshte realizuar nga mendja dhe talenti brilant i Bashkim Zahajt. Emrat që Sokol Guga ka zbuluar në rrjetet e tij sociale janë disa, ndër të cilët do të përmendim, këngëtarin e famshëm italian Albano Carrisi, fituese e Eurosong-ut e para disa viteve, Ruslana apo grupi Rednex etj.
“Sigurisht, në këtë edicion mund të ishin edhe emra të tjerë të muzikës shqiptare, duke patur një respekt e konsideratë shumë të madhe për to, por koha e spektaklit është e limituar dhe ne jemi përpjekur të zgjedhim për secilën dekadë nga 3 ose 4 këngëtarë. Artistët janë: Myfarete Laze, Kozma Dushi, Liljana Kondakci, Eranda Libohova, Fitnete Tuda, Redon Makashi, Mariza Ikonomi, Kamela Islamaj, Eneda Tarifa, Festina Mejzini, Xhesika Polo, Gerald Celibashi e Alisa Luzi. Të ftuar ndërkombëtar janë: grupi i famshëm REDNEX, këngëtaria e mirënjohur ukrahinase Ruslana, fituese e EuroSong si dhe këngëtari, shqiptaro-italian aq i dashur për publikun Albano Carrisi.Natyrisht që nuk do të mungojnë edhe trupa e baletit e cila do të jetë një vlerë e shtuar e spektaklit”: tha producenti per Intervista.al
Nderkohe me tej shton: “Këtë vit kemi një edicion shumë special të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”. Them special, pasi në skenë do të ngjiten emra të konsoliduar të muzikës shqiptare, por edhe të rinj që shohin për herë të parë prozhektorët e skenës. Këtë vit do të prekim 4 dekada të muzikës shqiptare: vitet 80-90, 90-2000, 2000-2010, 2010-2021, sigurisht në këto dekada, ne kemi patur edhe këngëtarë që kanë lënë “gjurmë” në memorien tonë e që ne shpesh këngët e tyre i këndojmë në festa familjare, apo mes miqsh” Bashkepunimi me gjigandin e medias Tv Klan Plus e ka bere akoma me spekakolare “Krishtlindje ne Tirane”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *