Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@ gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777,  +355662770750!

Aktiviteti fizik duhet te jete pjese e pandashme e gjithesecilit prej nesh nese nuk duam qe semundjet kardio-vaskulare te trokasin me shpejt se ajo qe pritet…

Rekomandimet Amerikane dhe Europiane flasin per nje aktivitet fizik te moderuar qe konsiston ne nje ecje me hap te shpejte sportiv per 30-60 min duke realizuar nje ecje prej 4-6 km ne dite..Nese do mbledhim kalorite e konsumuara gjate gjithe javes ato arrijne deri ne 1200 kalori te cilat nese do i vinim ne pershore me kalorite qe ne marrim ne dite perllogaritja na con tek kalorite qe merren nga ushqimi gjate nje dite😁.

Pra ne duhet te punojme me aktivitet fizik gjate gjithe javes qe te konsumojme kalorite qe marrim ne nje dite te vetme…

Nje tjeter rekomandim flet per per aktivitet fizik 30-60 min ne dite per vetem 3 dite ne jave ku frekuenca kardiake gjete ushtrimit duhet te shkoje deri ne 75% te frekuences teorike.Frekuenca teorike llogaritet 220- moshen..Pra nje 40 vjecar duhet te bej 30-60 min aktivitet fizik  3 here ne jave me intensitet te tille qe te rrahurat te shkojne deri ne 220-40=180×75%=135 ne min…

Nese kryejme kete aktivitet fizik mbajme larg semundjen e arterieve koronare,kontribojme ne uljen e kolesterolit total dhe LDL-chol dhe i japim nje mundesi rritje HDL-chop(lipoproteinat e “mira” te cilat largojne kolesterolin nga muret e eneve koronare)..

Dikur nje slogan ka qene:”Sa me shume djerse ne kohe paqe aq me pak gjak ne kohe lufte” 🤓

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *