Jeni gati për të nisur një lidhje me një person të shenjës së Luanit, por nuk dini akoma mjaftueshëm për të? Doni të dini si mund të shkojë marrëdhënia juaj nëse dini ndonjë detaj nga astrologjia? Ju ftojme të lexoni artikullin e mëposhtëm.

Femra e Luanit në dashuri

Në dashuri femra e Luanit është xheloze, relativisht e prirur për të sunduar mbi të tjerët, disi prepotente por e sinqertë, një gjë që nuk e duron vërtetëështë shpirtvogëlsia. Që të dashurojë një mashkull ajo kërkon ta vlerësojë atë dhe plotësisht, duke pasur parasysh të marrë vleresim dhe mirësjellje; më të do të dijë të jetë gjithmonë e dashur, gjë që mund t’i vijë shumë natyrshëm.

Femra e Luanit dashuron me shumë sentimentalizëm por kërkon të jetë e lirë dhe nuk e duron dot monotoninë e jetës bashkëshortore që për mendimin e saj, është një kurth për lumturinë. Në dashuri gjithashtu ajo kërkon respekt të njëjtin respekt që ajo është e gatshme të tregojë në marrëdhëniet bashkëshortore për burrin e saj. Femra e Luanit e përçmon gjithçka të rëndomtë dhe në dashuri kërkon të jetë për partnerin e saj gjëja më e rëndësishme. Kjo i jep siguri dhe qetësi.

Për të fituar femrën e Luanit mashkulli nuk duhet të tregohet xheloz, sepse femra e Luanit kërkon ta ndjejë se është e lirë edhe pas martesës. Edhe pse nuk e përbuz flirtin ajo e ka të vështirë t’u hyjë aventurave, sepse për të dashuria është diçka e rëndësishme dhe serioze në jetë.

Nga miku i saj ajo pret besnikëri dhe shumë butësi, vlerësim dhe miratim. Me mashkullin e saj ajo tregohet xheloze, pa ushtruar asnjë lloj presioni të tij, është e zjarrtë dhe shumë e vendosur, por dhe e gatshme të falë nëse do të jetë e nevojshme. Në dashuri shpesh i mungon ndjenja e humorit prandaj është më mirë që me të, të mos përdoret ironi, sepe kjo e mërzit. Mjerë ai që e vë përballë situatash kompromisi, ajo nuk i duron dot për shumë kohë sepse i konsideron si pabesi. Nëqoftëse ka pranë saj një burrë që nuk e vlerëson, atëherë ajo mund të mos e dashurojë më pavarësisht nga ndjenja e saj është zemërgjerë në dashuri.

Mashkulli i Luanit në dashuri

Në dashuri mashkulli i Luanit vepron shumë i sigurt, është tip që shkon shumë pas instiktit për të cilin i detyrohet sensualizmit të fortë. Për nga natyra Luani është shumë xheloz e duke qenë edhe kyelartë, nuk e fal kurrë tradhëtinë në dashuri; përkundrazi mbetet me ndjenja dhe sedër të lënduar. Mashkulli i kësaj shenje është një mik i zjarrtë dhe i qëndrueshëm, që i jepet me zemërgjerësi gruas së tij. Me të ai është i ngrohtë veçse paksa gënjeshtar, ndonëse gënjeshtrat e tij nuk janë për t’u dramatizuar, ngaqë zakonisht fshehin gabime të parëndësishme. Mashkulli i Luanit dëshiron të ketë pranë vetes një grua me të cilën të krenohet në shoqëri, qoftë për nga bukuria, qoftë për nga inteligjenca.

Është tip shumë xheloz (më shumë se femra) por nuk e shfaq, shumë i zjarrtë jo shumë romantik dhe në marrëdhëniet bashkëshortore nuk e pranon t’i cënohet krenaria. Nga pikëpamja seksuale ai është shumë i gjallë dhe nga mikja e tij kërkon përkushtim maksimal dashuri, afsh dhe besim të verbër. Mashkullit të Luanit gjithashtu i pëlqejnë katikulat dhe lavdërimet, sidomos kur ato ia bën gruaja që dashuron. Mashkulli i Luanit interesohet për të dashurën e tij dhe me të tregohet zemërgjerë dhe mbrojtës, po ashtu dhe me njerëzit e tjerë të dashur. Për të marrë vendime në martesë ai është i prirur të marrë mendimet e të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *