Koleksioni që kam sjellë në Prizren, është nga më të dashurit për mua, jo vetëm sepse kam muaj që punoj për të, por sepse ky koleksion është frymëzuar nga lidhje të forta shpirtërore që unë kam.

Po t’i shikosh fustanet e vajzave, ngjasojnë. Është si të shikosh dy motra të veshura njësoj, ku e vogla gjithmonë kërkon të duket si e madhja. Këto kujtime fëmijërie kam edhe unë nga motra ime, ku të dyjave na pëlqente të visheshim njësoj. Prandaj, e kam quajtur këtë koleksion “Shpirti i motrës”. Frymëzuar nga motra ime, fëmijëria dhe gjithë vajzat që duan të duken si princesha, këtë koleksion unë ja dedikoj Kosovës, sespe Kosova është për Shqipërinë si një motër e vogël.

Kujtoj kur isha e vogël, sesi fshati ynë në vitin 1999 u mbush me kosovarë. Ata që kishin mundësi I strehuan në shtëpi, ndërsa ata që nuk kishin, I ndihmonim me c’të mundeshin. E kujtoj me nostalgji dhe shumë dashuri atë kohë, kur ne luanim dhe përqafoheshim me fëmijët e tyre.

Historia u përsërit pas shumë vitesh në krah të kundërt, kur në vitin 2020 Shqipëria u trondit nga tërmeti famëkeq. Jam përlotur dhe emocionohem edhe sot, kur kujtoj autokolonat e ndihmave që vërshuan nga Kosova drejt Sqipërisë. Në ditë të bukura dhe të vështira, Kosova dhe Shqipëria kanw qenw dhe mbeten si dy motra të pandara, që nuk ja lëshojnë dorën njëra-tjetrës.

Këto dy motra, unë I kam sjellë në koleksionin tim të veshura me fustane si princesha, dhe këto fustane I kam shoqëruar me çanta dhe çadra Haute Couture.

Zgjodha Prizrenin për të prezantuar koleksionin, si një nga qytetet më piktoreske të Kosovës. Dhe për t’I ndarë këto emocione të bukura mes dy sheteve simotra, edhe modelet që prezantojnë koleksionin i kam zgjedhur nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky set nis edhe realizimin e idesë sime, që disa koleksione të mëdhaja, t’i prezantoj në shtete të ndryshme. E nisa me Kosovën, pjesë tonën që zgjatet jashtë kufirit, për ta vazhduar më pas me gjithë Europën.

Shumë nga ju miqtë e mi me uruan: ishalla te pafshim ne Usa. Ja ku vjen ftesa nga Florida Fashion Week për Bel Eve brandin e vetem nga Shqiperia, brandin e lumturisë. 3-5 December shihemi ne Florida . Ftesa vjen nga Child Magazine dhe një shqiptare e cila jeton ne London me kishte sygjeruar, ata jane mrekulluar me keto punime. Mos me thoni që shqiptaret nuk e ndihmojne njeri tjetrin. Po jetoj ëndrrën time. Ju falenderoj te gjithëve. Tani ka ngelur Dubai dhe Milano! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *