Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si do të mbarojë pandemia? Shkencëtarët po shohin të kaluarën për të parë të ardhmen

  • Nga Helen Branswell “Stat News”

Po mbushet gati 1 vit e gjysmë bashkëjetesë globale me virusin SARS-CoV-2 dhe pandeminë e Covid-19 që ai ka shkaktuar. Në këtë pikë, është e drejtë të supozojmë se njerëzit në të gjithë botën po i bëjnë vetes dy pyetje të njëjta:Si do të përfundojë kjo pandemi? Dhe kur?

Në një moment patëm shansin që ta parandalonim në kohën përhapjen e SARS-2, siç ndodhi me “kushëririn” e tij, SARS-1. Por ajo mundësi u shpërdorua shumë kohë më parë. Ndërkohë duket se edhe një mundësi tjetër – vaksinimi – është një proces i shtrenjtë, dhe pak vende do të kenë mundësi të kenë qasje tek vaksinat në një periudhë afatshkurtër.

Këto fjalë tingëllojnë ndoshta të zymta, por mos e humbni shpresën. E vërteta është se pandemitë mbarojnë një ditë. Dhe deri më sot vaksinat nuk kanë luajtur kurrë një rol të rëndësishëm në përfundimin e tyre. Por kjo nuk do të thotë që vaksinat nuk po luajnë këtë herë një rol jetik, pasi falë tyre shumë më pak njerëz do të vdesin nga Covid-19.

Advertisement

Por në vitin 1918 nuk kishte vaksina kundër gripit,dhe bota nuk e dinte ende se pandemia ishte shkaktuar nga një virus, H1N1.

Në vitin 1957, kur pandemia H2N2 përfshiu sërish botën, vaksina e gripit përdorej kryesisht vetëm në ushtri. Në pandeminë e vitit 1968, atë të H3N2, Shtetet e Bashkuara prodhuan gati 22 milionë doza vaksinash, por kur ato ishin gati, kishte kaluar më e keqja.

E njëjta gjë ndodhi në vitin 2009, kur bota kishte më në fund kapacitetin për të prodhuar qindra miliona doza të vaksinës H1N1; disa vende anuluan porositë e tyre pasi arritën në përfundimin se nuk kishin nevojë për to. Po si përfunduan ato pandemi?

Viruset nuk u zhdukën. Një pasardhës i virusit të gripit spanjoll, H1N1, qarkullon ende sot, po ashtu edhe H3N2. Njerëzit kanë zhvilluar imunitet ndaj tyre. Ky është një fenomen përmes së cilit një patogjen e ndalon përhapjen, pasi shumë njerëz janë të mbrojtur nga ai, për shkak se ata janë infektuar më herët ose janë vaksinuar.

Në vend të kësaj, viruset që i shkaktuan këto pandemi pësuan një tranzicion. Ose më saktë ne vetë evoluam. Sistemet tona imunitare mësuan mjaftueshëm rreth këtyre viruseve për të shmangur simptomat më vdekjeprurëse të infeksionit, të paktën në shumicën e kohës. Njerëzit dhe viruset arritën një lloj “armëpushimi” imunologjik. Në vend se të shkaktonin valë të mëdha të sëmundjes dhe vdekjeve, me kalimin e kohës viruset shkaktuan vetëm rritje të vogla të rasteve me sëmundje të formave më të lehta.

Kësisoj, gripi pandemik u bë një grip sezonal. Viruset u bënë endemike. Sipas këtij modeli, pritet që edhe SARS-2 t’i bashkohet në një moment disa koronavirusëve të tjerë që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, kryesisht në dimër, kur kushtet favorizojnë transmetimin e tyre.

Dhe kur do të ndodhë kjo? Kjo është pyetja kryesore. “Unë mendova se do të ishim tashmë jashtë kësaj faze akute”- deklaroi Maria Van Kerkhov, ekspertja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi koronavirusin.

Sidoqoftë, Van Kerkhov është e bindur se bota mund ta ndalojë pandeminë vetëm nëse vendet do të ndërmarrin hapat që kanë ndërmarrë vende të tjera si Zelanda e Re, Vietnami etj, duke vënë nën kontroll virusin. “Për momentin nuk ka shenjë se kemi dalë nga faza akute. Kjo pasi koronavirusi nuk është ende i kontrollueshëm”- shton ajo.

Përvoja nga 4 pandemitë e fundit, tregon se viruset shndërrohen nga patogjenë pandemikë, në burime endemike të sëmundjes brenda një viti e gjysmë ose dy nga shfaqja e tyre. Por të gjitha ato pandemi ishin pandemi të gripit. Një patogjen tjetër, mund të nënkuptojë se do të shohim një model tjetër.

Trajnimi i sistemit imunitar me këtë virus, ka të ngjarë t’i kthejë infeksionet e ardhshme me Covid-19 në ekuivalentin e një të ftohure të zakonshme. Me kalimin e kohës, ndërsa bëhet e mundur një shkallë standarte e mbrojtjes tek të rriturit, njerëzit që do të preken më shpesh nga Covid-19 do të jenë fëmijë të vegjël, tek të cilët infeksionet edhe sot rrallë janë serioze.

“Unë mendoj se ky mbetet skenari më i mundshëm”- thotë Mark Lipstih, epidemiolog i sëmundjeve infektive në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan Harvard.

Por Xhonatan Xhaudel, ekspert në biologjinë qelizore dhe imunologjinë virale në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, botoi një artikull disa javë më parë në revistën “PLOS Pathogens”, duke argumentuar se koronaviruset nuk shkaktojnë një lloj mbrojtjeje imunitare afatgjatë.

Sipas tij, një SARS-2 endemik do të kishte një model sezonal, duke u përhapur në muajt e dimrit kur fëmijët janë në shkollë, dhe kur kalojmë më shumë kohë brenda më pranë njëri-tjetrit. Edhe Florian Krammer, vaksinolog në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork, tha se fillimi i sezonit të parë mund të jetë më i rëndë se të tjerët,por jo deri në shkallën e një pandemie.

Por Lipstih shqetësohet se valët e fundit shpërthyese në Brazil dhe Indi, janë arsye që ne të jemi të kujdesshëm në lidhje me parashikimet se mund të jemi pranë një tranzicioni.

“Nuk ka ende prova reale se pandemia po përfundon vetvetiu në ndonjë vend. Dhe mendoj se një histori natyrore më e ngadaltë, është ndoshta një pjesë e saj”- thotë ai.

Edhe Sesil Vibu, një modeluese e sëmundjeve infektive që ka studiuar gjerësisht pandemitë e gripit, beson se pandemia do të përfundojë me SARS-2 që bëhet një sëmundje endemike. Por ajo nuk është e sigurt se kur do të ndodhë kjo gjë.

“Unë po përpiqem të jem e kujdesshme. Pasi kam qenë gjithnjë optimiste, dhe gjatë Covid-19 kam gabuar jo pak herë”- thekson Vibu. Ajo sugjeron se ka të ngjarë që 4 koronavirusët sezonalë, ato që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, të kenë qenë në çdo rast më të butë se sa Covid-19.

Majk Rajan, kreu i Programit të Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së, bie dakord më kolegët e tij:“Ne nuk e dimë se në ç’fazë të pandemisë jemi, pasi kjo është pandemia e parë e koronavirusit të SARS. Nga këndvështrimi im, ne nuk jemi afër fundit të saj”- thekson Rajan

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjon’s Tears: Në Shqipëri më thanë se nuk ka vend për mua në RTSH

Next Post

Ish i dashuri mund të bëhet shoku më i mirë, kështu thotë Semi Jaupaj për Bojken Lakon

Advertisement