-Kush ështe Elton Debreshi per te gjithe ata qe nuk e njohin?
-Une jam nje minator nga Bulqiza qe, prej disa vitesh bashke me minatore te tjere, angazhohem per te drejtat ne pune. Ne vitin 2019 themeluam Sindikaten e Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes. Vetem 5 dite pas shpalljes se saj, kompania Albchrome me pushoi nga puna mua si kryetar sindikate. Pas kesaj u pushuan edhe 3 anetare te keshillit sindikal. Prej kesaj nisem nje greve qe zgjati 10 dite, por qe u shtyp nga kompania ne bashkepunim me institucionet shteterore qe u bene te gjitha bashke kunder ne minatoreve.

-Si dhe pse keni vendosur t’i hyni politikes?
-Ne fakt kjo nuk eshte nje çështje politike, por qe ka te beje me hallet tona te perditshme. Punen e veshtire dhe te pavleresuar, pagat e uleta, kushtet e keqija, etj. Nje nga shtysat kryesore ka qene mashtrimi 30-vjecar per Statusin e Minatorit, qe do ishte njefare shprese per ne.

  • Sikur te mos ju mbeshteste Organizata Politike, do ta merrnit kete hap?
    -Ky eshte nje hap qe eshte marre nga minatore, ish-minatore, qytetare te Bulqizes, etj. Do te merrej edhe sikur te mos na mbeshteste Organizata Politike, por kjo e fundit ne fakt ka dhene nje mbeshtetje shume te madhe per ne. Duke nisur nga ndihma per themelimin e sindikates, pastaj te greva, peticioni per Statusin e Minatorit dhe sigurisht te fushata e kandidimit. Aktivistet e OP kane qene ne çdo hap pranë nesh.

-A patet propozime nga ndonje force tjeter politike?
-Jane afruar shumë parti politike që të futeshim në listat e tyre, sidomos parti të vogla. Nga partitë e mëdha janë përdorur praktika të ndryshme joshjes e premtimesh. Por kjo kauzë e jona nuk mund të përlyhet kurrsesi me ata na kanë shkelur për 30 vite.

-Nese ju do zgjidheshit si deputet cfare do te donit ndryshonit jo vetem ne politike por edhe ne aspekte te tjera?
-Nese une do arrij te zgjidhem deputet, do ketë një ndryshim të madh për minatorët, punëtorët në përgjithësi, dibranët, po edhe njerëzit e thjeshtë anëmbanë Shqipërisë. Të gjithë këta do të kenë atë që ju ka munguar në këta 30 vjet: zërin. Dhe nuk do të hesht për çdo hall dhe problem të tyrin derisa të marrin zgjidhjen që meritojnë.

-Nese une jam votuesja pse duhet tju votoj ju?
-Në takimet e përditshme që kemi në fshatra e qytete të Dibrës, unë njerëzve nuk iu kam kërkuar thjesht votën, por mbështetjen. Sepse vetëm duke qenë bashkë dhe shumë mund të arrijmë ti ndryshojmë gjërat për mirë në këtë vend.
Dhe sa i përket votës, për mua është me shumë rëndësi që vota të mos hidhet për mua si Elton, apo për këdo tjetër, por për atë që është e drejtë. Dhe mendoj që kauza jonë, e minatorëve, e punëtorëve, e njerëzve të thjeshtë dhe të punës, është një kauzë e drejtë që duhet mbështetur, pavarësisht emrit të përvetshëm që e përfaqëson.

-Si eshte pritur kandimi juaj ne qarkun tuaj?
-Me thënë të drejtën është mirëpritur edhe më shumë nga sa ne e kemi menduar. Sidomos pasi janë njohur me kandidimin, arsyet tona dhe atë që synojmë. Njerëzit e shikojnë si diçka të drejtë dhe janë duke na mbështetur gjithmonë e më shumë.

  • Ka njerez qe jane habitur nga kandidimi juaj?
    -Ka edhe njerëz të habitur patjetër, por këta janë kryresisht partiakë që nuk duan t’u dalë askush nga rreshti. Ata që duan tna mbajnë përjetësisht sicc na kanë mbajtur këta 30 vjet.
  • Kush ju mbeshtet me shume dhe ju shtyn perpara kur keni veshtiresi?
    -Sigurisht që mbështetja më e madhe është prej minatorëve, ish-minatorëve, zonës së Bulqizës, njerëzve të punës. Por jemi surprizuar nga mbështetja e madhe që kemi marrë në pothuajse çdo fshat ku kemi shkuar, të cilët në fakt janë në harresë. Me sa duket te ne shohin të ngjashmin e tyre, të ndershmin dhe atë që nuk u shkon të dera vetëm për të marrë vota.
  • Nga bisedat ,me njerez, cfare ju ka mbetur ne mend dhe qe ju shtyn te luftoni fort?
    -Kryesorja janë hallet e minatorëve dhe ish-minatorëve, që unë i përjetoj vetë përditë, i përjeton babai im, edhe vëllai im. Po ashtu edhe hallet e fshatit që janë të panumërta, që nga rruga, shkolla, ambulanca, ujësjellësi etj. Të gjitha këto janë arsye shumë të forta për ta vazhduar këtë përpjekje të përbashkët pavarësisht vështirësive të shumta.
  • Mendoni se keni shans te fitoni sepse shume njerez jane merzitur me forcat e vjetra tradicionale?
    -Sigurisht që çdo betejë niset për tu fituar. Ne i kemi shanset sepse njerëzit kanë 30 vjet që gënjehen, zhgënjehen e poshtërohen. Vota këto zgjedhje duhet të jetë edhe një votë proteste për gjithë padrejtësitë e pësuara. Mbështetja që kemi marrë gjithandej ku kemi shkelur na ka bindur që kemi shanse të mëdha për të fituar, dhe do ta fitojmë këtë përpjekje të përbashkët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *