Aktori i preferuar i fëmijërisë së fëmijëve të lindur në vitet ’90, është rritur dhe është bërë baba. Bëhet fjalë për Macaulay Culkin, Kevin në “I vetëm në shtëpi”. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song, kanë mirëpritur disa ditë më parë fëmijën e tyre.

Ka ardhur në jetë Dakota Song Culkin në datë 5 prill. Mësohet se emri Dakota është në nder të motrës së aktorit, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 29 vjeçare pas një aksidenti me makinë. Ndërkohë “Esquire” ishte media e parë që njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së Culkin dhe Song.

Në të njëjtën media, në muajin shkurt, Macaulay Culkin shprehur hapur dëshirën për të krijuar një familje me partneren e tij, me të cilën është në një lidhje prej 4 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *