Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Mjekja e njohur endokrinologe Valentina Lile humb jetën nga Covid-19, mbesa rrënqeth me fjalët prekëse…!

Covid-19 eshte kthyer tashme ne nje makine korrese qe nuk kursen askend, madje as mjeket! Nje humbje e madhe per mjekesine shqiptare eshte shenuar me vdekjen e mjekes endokrinologe Valentina Lile. Ajo ka lene dhimbje mes kolegesh, miqsh por familjaret jane ata qe preken gjithmone me shume se kushdo tjeter. Mbesa e mjekes Orilda Kalami ka publikuar nje status lamtumire per hallen e saj e cila ka prekur zemrat e kujtdo qe e ka lexuar…:

“Flama e copëtoi dhe familjen tonë. Një mjeke endokrinologe më pak për Shqipërinë, një vend bosh në familjen tonë, në zemrat tona.
Dr. Valentina Lile, halla ime e dashur, humbi betejën e tmerrshme dhe plot vuajtje me Covid.

Halla jonë gojëëmbël me të gjithë, doktorresha e apasionuar pas leximit dhe studimit, që nuk humbiste asnjë konferencë ndërkombëtare, që punonte dhe ishte aktive, shoqëroi dhe kuroi me buzëqeshjen, qetësinë, mirësjelljen e saj shumë pacientë, që sot janë të hidhëruar bashkë me ne.
Mes lotësh ne pëcjellim një njeri të dashur: Babi im, halla Leta dhe xhaxhai, zemërthyer sot shkëpusin një pjesë të shpirtit, motrën e tyre. Iliri me Albanin humbën mamën e shtrenjtë, gruan e rrallë që dha dhe bëri çdo gjë për ta.
Sot familja jonë e madhe humbi njeriun e shtrenjtë, që i ndihmoi të gjithë pa u kursyer, me zemrën flori, me bujarinë e pashoqe.

Advertisement

Personazh i familjes sonë, shoqe dhe mike e dashur, kolege e nderuar mes mjekëve.
Kaq e pabesueshme dhe e rëndë kjo që i ndodhi familjes sonë, kaq të pafuqishëm ne për ta ndihmuar hallën tonë.

Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe.
Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktorreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës. Sa pacientë ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar. “Vali të shëron me fjalë” thoshte nëna jonë.


Halla. Kur unë isha e vogël, gërshetin tënd e kisha model. Plotësoja recetat e tua dhe luaja si doktorreshë, se doja të bëhesha si ti. Ti, model i shijes për të bukurën, sqimatare në çdo fushë, zonjë e prezencës dhe qytetarisë.
E mençur dhe mendjehapur, plot humor dhe me batuta, e veçantë në çdo gjë, halla Tina… sa shumë qeshnim e i ngacmonim të gjithë kur bëheshim bashkë e shisnim mend (kur unë të imitoja “o zeeemëëër”)…

Kur një mjek ikën, humb e tërë shoqëria, kur një i afërm ikën, copëton zemra. Gjyshi të deshi kaq shumë sa të mori pranë vetes në ditën e baballarëve.
Qofsh e paharruar halla Tina dhe e paharruar do të jesh, pjesë e fëmijërisë sime, gjaku im, krenaria jonë”:-mbyll postimin mbesa e mjekes!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vjen " Lonely" super këngë, shumë klikime

Next Post

Senera Hoxha, zëri i mjekes që duhet të përfaqësojë qytetarët në parlament, një frymë e re që i shtohet politikës në Shqipëri

Advertisement