Kjo mbrëmje, ka hedhur terrin e saj mbi qytetin tim.
Rrugët janë të braktisura edhe nga ëndrrat…
Dhe unë pres me ankth, të vish tek unë.
Nëse jo në shtëpi, të paktën eja në ëndrrat e mia.
Llahtaroj kaq shumë të të përqafoj sërish,
Fryma jote të përmbyt gjithë ndjenjat e mia,
Dhe unë si Titaniku,
Të lundroj mbi duart e Tua…
Më mungon një ditë larg Teje.
Akoma një natë bashkë,
Por një mbrëmje që do ta ndriçojmë me Erota….
Sa kohë që je larg meje, fantazoj,
Që jemi bashkë dhe të mësoj edhe më shumë.
Sa më mirë të njoh, akoma edhe më shumë të dashuroj.
Dehem në mendimin se Ti do më prekësh,
Dhe, duke më përqafuar e puthur, do më bësh Erota.
Koka ime zaliset dhe trupi im i tëri dridhet…
Potho kaq shumë buzët e Tua,
Puthjet e Tua,
Trupin Tënd…
Të të prek,
Të të përqafoj fort,
Të të puth.
Të të kënaq.
Mendimet e mia këputen nga hapat e Tu në korridor. I njoh kaq mirë, të di kaq shumë Ty.
Vë çelësin dhe hap derën, sa rrahjezemrat e mia godasin më shumë, sesa dallgët shkëmbin e bregut…
Si të jetë hera e parë bën zemra ime.
Dhe unë, bie i tëri në humnerën e krahëve të Tu,
Me dëshirën të humbem aty gjithë këtë natë tonën.
Dhe mbështjell duart e mi përreth qafës Tënde,
Si të jetë Spiranca e Erotës time.
- Qetësohu, u dashur! – më psherëtin, po nuk më lë as kohë të marr frymë, teksa më pushton buzët e mia me gojën Tënde.
- I qetë jam, – të belbëzoj, sa çliroj buzët e mia nga puthja Jote.
Dhe vështrimi im mbetet tek sytë e Tu.
Dridhem, kur Ti më vështron brenda syve të mi. Lumë mornicash mbytin gjithë trupin tim. Vështrimi Yt zhytet në sytë e mi
Dhe më pyet, si ishte dita ime, pa Ty pranë.
Ndërkohë, që më ledhaton në qafë dhe në gjoks.
Zalisem dhe i dehur të përgjigjem: – Pa Ty dita ishte e acartë, por tani kam diell sytë e Tu.
Thua një ” mmmmmmm…” dhe afron kokën pranë qafës time, sa ndjej llavë të nxehtë frymën Tënde dhe gjuha Jote eksploron kraharorin tim, si të matë rrahjezemrat e mia….
Duart tona kërkojnë të pushtojnë trupat tanë, duke dëshiruar të zbulojmë të gjitha monopatet e Erotës tonë.
Rrobat tona bien si gjethe vjeshte, të rrëmbyera nga stuhitë e frymëve që çlirohen nga puthjet tona.
Më shtrin mbi çarçafët e qëndisur nga lulet e djersëve të trupave tanë dhe më zhvesh edhe rrobën e fundit, duke më lënë lakuriq në mëshirën e pathosit Tënd….
Dhe përmbyt gjithë trupin tim me pothot e Erotës Tënde.
Trupi im lahet i tëri në djersë, duke rrëshqitur dhe dorëzohet i tëri në duart e Tua dhe gjithë pathosin tim. - I gjithi Yti, e dashur…. – të psherëtij….