HESHTJET DHEMBIN
Nën tingujt e ndjenjës tingëllon trishtim Tinguj emrit nisur të javës bukuri! Dhembin heshtjet nën lëngim
Në të pamundurën, paditurën dashuri.
Ai nuk bën deklarime, veçse poezi
Poezia është i vetmi rrëfim i shpirtit plagë. Shkruan e thur vargje për ata sy
E shpirti mbetet në rreshta dhe në varg.
Ajo nuk e di dhe vijon të hesht, ah ç’rutinë! Unë thur vargjet plot brengë nga larg. Mbetën heshtjet nën tinguj që sjellin zinë Ngrihen himne poezie në shpirt dhe varg.

NË KUFIRIN E HESHTJES
…Nuk di ç’farë do ndodh nesër, nuk di Unë s’jetoj për nesër, për nesër kurrë Di se sot kam njëmijë plagë nga ti
Ti se di, prandaj zemra u bë gur.
Nesër do të kujtoj si kujtim zemre
Si dje që të njoha krejt rastësisht.
Kala e bukurisë tënde…kjo bukuri femre! Pranoj: mbase u njohëm gabimisht!
Në kufirin e heshtjes do them ca të pathëna E nesër natyrisht do ta kuptosh edhe ti.
Sot emri yt është në gjak nëpër vena

ZEMRA RREH NGA LARG ME MALL
Një zemër e vetmuar, një zemër e marrë peng Ajo që e vodhi hajdutërisht akoma nuk e di Veçse e mori për vete, në rrezen e diellit n’vend Zemra e arratisur, zemra që rreh për dashuri.
Tashmë zemrën ma mori, nuk pres t’ma rikthej Le ta mbajë për vete, t’i bëj dy zemra
Në natën e errët kërkoj atë, po nuk e gjej
Ajo vjen si zanë mali vetëm në ëndrra.
Vjen e ftohtë, shfaqet duke qeshur bukur
Ulërij mes errësirës: -afrohu edhe pak!
Bëj të ndez dritën e shpirtit, ajo kthehet në flutur Nën vete i them: -Të lutem, më duaj vetëm pak!

RRËFIM SYVE
Sonte do u rrëfehem syve të tu,
se ty nuk kam ç’farë të të rrëfehem. Ti, ah ti nuk kuptove që të du’, shikimit t’ëmbël do dëfrehem!
O sy të ëmbël me shikim dashurie! Ju, dy oqeane lundrimi me botë paqe Jeni pasuri e madhe lumturie
Kur ju kujtoj, lotë më bien mbi faqe.
O sy bojqielli shumë keni parë
Ndoshta ju kanë bërë edhe të lotoni
Po ju pafundësisht më keni vrarë
Ah, se di nëse edhe njëherë do m’takoni.
U dashurova me ju plotë ëmbëlsi,
aq sa më keni mbytur n’trishtim.
Ju dua se ju keni shumë dashuri!
Jeni dashuri dhe dhimbje për shpirtin tim.

NË HESHTJEN BLU
Nën dy qiejt që lëshonin rrezatim, unë humba në ngjyrat qiellore.
Në heshtjen blu damkosur shpirti im, doja, po nuk i kapa dot as përdore.
Ashtu hutueshëm vështroja blu-në, njëherë qiellin, dy herë ty.
Çuditërisht mbeta vetëm unë
Ti ike bashkë me blu-n para syve të mi.
Në heshtjen blu pa zë u largove
More me vete veten, qiellin dhe liqenin Pa menduar, në heshtjen blu më murove Bosh mbeta, bosh le edhe vendin.
Prej asaj dite jetoj me blu-n në natyrë
Prej asaj dite më je damkosur në zemër.
Ah, sikur ta dije do ishte më mirë,
ta emëronim: dashuri Blu me t’shenjtin emër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *