Vijim..!

– Mund të shkoj një minutë në tualet? – i thashë policit të dytë me një vështrim lutës. Ai, pa folur, ma bëri me kokë. U futa në tualet dhe ndersa hapa dushin, i shkrova sms Ilias, një sms vetëm me tre fjalë: “Më kapi policia!”. Kisha dëgjuar se në raste të tilla ndërhynte pronari dhe të lironin shpejt, por kishte edhe raste kur rrije brenda edhe një apo dy ditë. Më shkoi mendja te çuni. Ç’do të bëhej me të?

– Ke dokumenta? – më pyeti polici i vjetër, sapo dola nga banja.

– Po, – i thashë, jam vorioepiriote, kam leje-qëndrimi dhjetëvjecare dhe i tregova dokumentet

– Këto janë fotokopje, -më tha, -nuk ke origjinalet?

– I mbaj në shtëpi, -i thashë, – se kam frikë se mos më humbasin.

– Me këtë punë që ke ti, – më tha, – mund të humbasësh edhe vetë ndonjë ditë… Çohu të ikim!

Më erdhi shume zor kur zbrita nga ashensori në hollin e hotelit e futur ne mes të atyre burrave. Më dukej sikur te gjithë më shikonin. Kur dola ne trotuar instinktivisht mendova t’ja mbathja vrapit, por e përmbajtja veten. “Ku do shkosh, budallaqe”, i thashë vetes, ku do të mbytesh?!”…

Ula kokën që ta mbuloja sa të mundja fytyrën me flokë dhe shpejtova hapat. Përballë meje pashë Ilian që po rrinte te hyrja e një dyqani dhe po më shikonte. Nuk më foli e as më bëri ndonjë shenjë. Kishte frike, i shkreti… Policët më çuan nga prapa hotelit dhe më futën në një makinë të bardhë me targa civile, që e kishin parkuar aty…

“Ja, më doli edhe endrra, edhe parandjenja”, thashë me vete. Kishte të drejte im atë që thoshte se e marta është ters. Ai nuk bënte asnje punë të martën, veç gjërave të zakonshme. “Eshte ters”, thoshte, ndërsa mamaja e ngacmonte gjithmonë për këtë. “Kështu është vërtet, thoshte ai. Gjithë gjerat e këqia në jetë më kanë ndodhur ditën e martë…”. “Po mua, kështu më ka ndodhur?”, mendova. Nuk arrita t’i jepja përgjigje kësasj pyetjeje, se makina kishte ndaluar para komisariatit te policisë… Ata më zbritën nga makina dhe më futën në një zyrë në katin e parë. Ishte një zyrë e vogel me dritaret me xhama te trashe, në mes të të cilëve kishte një rrjetë teli. Në një anë të zyrës ishte një tavolinë ku qe ulur një oficer i vjetër me mustaqe i cili më pyeti për emrin, mbiemrin, ditelindjen e adresen, më mori çantën dhe gjithë gjërat personale, duke më dhënë të firmosja një procesverbal për këtë. Pastaj, pa me folur fare, ia bëri me shenjë një polici të ri që qëndronte në këmbë prapa meje, të më nxirrte jashtë. Ai më shtyu lehtë në kurriz dhe më drejtoi në një korridor të gjatë. E ndjeva që po me shikonte nga mbrapa. Nuk kishte faj. Isha veshur me nje minifund shumë të bukur dhe me këpucë me taka të larta, që m’i nxirrnin më në pah këmbët.

“Ndalo”, më tha ai një moment perpara një dhome me një derë me hekura dhe me nje vrimë te madhe katrore në mes që të lejonte të shihje brenda. Sapo hyra, me shpoi hundet një erë thartire. Brenda ishin dy zezakë. Me siguri, era e keqe vinte prej këmbëve të tyre të palara dhe në dhome nuk kishte as dritare, as ndonje vrimë ajrimi. Sa hyra, dy zezakët m’i ngulën sytë si të babëzzitur e nuk m’i shqitën më. Kushedi sa kishin pa bërë seks të shkretët! Njëri u afrua të më fliste anglisht, por bëra sikur nuk kuptova. Orët kalonin pa u ndjerë, por askush nuk kujtohej për mua. Në dhomë futën edhe një grua tjetër zeshkane që duhej të ishte nga ato që punonin rrugëve ne Omonia… Ajo filloi te me tregonte si e kishin kapur se ishte pa dokumente, se i kishte telefonuar burrit dhe ai do t’i sillte dokumentet. Nuk i fola, nuk i bëja dot muhabet. Mendjen e kisha te çuni. Po sikur të më mbanin gjithë natën dhe të nesërmen? Po sikur të më fusnin në burg? Mos më përzinin në Shqipëri? Këto mendime me rrihnin si çekan në kokë dhe ma shtonin më shumë dhimbjen e saj. E keqja ishte se filloi të më vinte edhe për të vjellë. Këtë ndjesi ma shtonte era e kembeve të zezakëve… Nxora një shami nga çanta e po e mbaja para gojës me shprese se do të ma lehtesonte pak eren e keqe, por, aha, gjithçka ishte e kote. Mendoja të kërkoja të dilja pak jashtë, por e permbajta veten. “Nuk je ne hotel, o budallaqe, thashe me vete, je ne polici…”

Ndërkohë, para derës u dëgjuan të bërtitura. “Pse nuk më latë të vdisja, pse më nxorët nga shinat?”, bërtiste njëri me të madhe. U hap dera dhe ne katërkëndëshin e saj u duk një plak me mjekër e me fytyrë të gjakosur që edhe pse nuk e mbanin këmbët, kundërshtonte policët e nuk i linte ta fusnin brenda. Ata e shtyne me force e ai u perplas në çimento. Menjehere, dhoma u mbush me avujt e alkoolit. Kishte pirë si duket dhe ashtu i pirë, ishte hedhur ne shinat e trenit…

– Ti, hajde lart se të kërkon shefi, – me tha papritmas njëri nga policët, një djalë i ri me floke të qethura shume shkurt e me sy bojeqielli…

U ngrita. Ai me kapi nga krahu dhe po më shtrëngonte shumë fort. E leviza krahun si për ta kundershtuar, por ai me shtrëngoi akoma me fort.

– Më dhemb, – i thashe, – mos më shtrëngo kështu.

– Ou?! – beri sikur u habit ai dhe menjehere i leshoi muskujt, por filloi te me përkëdhelte dhe të më preke gjoksin me kurrizin e dores, duke vazhduar te me mbante prej krahu.

“Eh, ç’më gjeti me kete!”, thashë me vete. Nuk fola, por shpejtova këmbët te ngjitesha ne katin siper, ku duhet te ishte shefi.

– Futu, kukla mu, – me tha ai duke me perkedhelur kurrizin dhe më hapi deren e nje zyre të madhe. Kjo ishte zyra e shefit. Në fakt nuk duhej të ishte zyrë e ndonjë shefi të madh, por e oficerit të rojes, ndofta…

– Ulu, – me tha shefi duke më parë me vëmendje. – I pashe te dhenat e tua, – me tha ai. – I verifikuam dhe gjithçka e ke ne rregull, me perjashtim te kapjes ne flagrancë për aktivitet ilegal prostitucioni. Por, edhe pse je kapur në flagrancë, do të të lirojme, se e ke për herë të parë. Vetëm kujdes, tjetërherë, – tha, – herën e dytë nuk do ta kesh kaq të lehtë. Ik tani, – me tha, – merr sendet personale dhe ik…

Me siguri, kishte ndërhyrë “zyra”, se nuk kishte mundesi të më lironin kështu. Nejse, ç’me duhej mua, rëndësi kishte që do të isha e lire…

Nuk e di se sa orë kisha ndenjur e mbyllur aty brenda, por kur dola jashtë, pashe se po zbardhej. Mora frymë thelle, një herë, dy, tre… Nuk ngopesha duke marrë fryme. “Sa e rëndësishme është liria!”, mendova. Dhe këtë e vlereson vetëm kur nuk e ke…

Nxora celularin te merrja Ilian, por ai ma mbylli sa i rashë numrit. “Kushedi ku është”, mendova, ndërkohë që dëgjova zërin e tij të më thoshte: “Jam këtu, kukla mu”. Po më priste në trotuar.

– Kam një orë që po të pres, – më tha ai. – Më lajmëruan nga zyra se do te dilje shpejt, por ti u vonove, nuk e di pse. U mërzite? – më pyeti ai. – E kishe për herë të parë?

– Po, – i thashë, – ishte një tmerr i vërtetë, as armikun mos e pafsh aty brenda!

– Shyqyr që kemi afendikoin të fuqishem, – tha ai. – Sa të kemi ate, nuk do të kemi probleme.

– Ndërhyn gjithmonë?

– Po, sa herë që ka probleme, qoftë edhe të vogla, i merr vetë përsipër. Edhe kur me kane bllokuar makinën policët për fajin tim, më ka ndihmuar – tha ai. – Është shume korrekt dhe bën për bashkëpunëtorët. Nuk janë të gjithë kështu. Kam punuar me njerin që të linte në baltë kur të kapte policia. Me këtë nuk ka ndodhur asnjehere kështu. Ka shumë lidhje se ka punuar në polici para se të dilte ne pension. Jemi zyra numër 1 në Athinë: Kemi jo vetëm vajzat më të bukura, por edhe pronarin më të fuqishëm… – tha ai duke qeshur.

– Nuk besoj se jane vetem lidhjet, edhe duhet te paguaje…

– Patjeter që paguan, pse, per vete i mban te gjitha leket që fiton ai? Po nuk pagove, ke marrë fund. Sa më shumë të paguash, aq më i fuqishëm dhe aq me i mirë je. E di ti që ne i kemi tarifat me te larta në Athine? E megjithatë, kemi punë më shumë se të tjerët. Se njerëzit kur paguajne më shume, u shijon më shumë… Sa më i shtrenjtë të jetë, aq më i mirë u duket…

Vijon…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *