Syarta nuk eshte nje emer i panjohur ne muziken shqiptare dhe showbiz. Jeton ne Zvicer dhe eshte vetem 22 vjeçe!

Identifikohet ne zhanrin e muzikes pop dhe endrra e saj e femijerise tashme eshte finalizuar, kjo ndoshta eshte edhe gjenetike, pasi i ati i kengetares pervecse muzikant eshte edhe kengetar shume i mire.

Karrieren ne muzike e ka filluar me hapa te ngadalta, per te sjell ne tregun muzikor nje stil ndryshe dhe me shije per publikun.

Suksesi per kengetaren nuk eshte fama, por menyra sesi publiku apasionohet pas asaj qe ajo sjell per publikun shqipfoles por edhe me gjere. Kenga e pare “Intentions” e shoqeruar me klip,me produksion te “On records”, ku dhe vete kengetarja eshte shfaqur mjaft simpatike dhe me shume stil, ka marre shume pelqime. Aktulisht eshte ne pune e siper per projektet e reja, e angazhuar ne studiot gjermane dhe zviceriane, projekte te cilat do ti sjelle shume shpejt. Kengetarja duket se e ka kaluar paqesisht kohen e pandemise qe mbuloi boten sepse keto dite eshte shfaqur mjaft trendy veshur me nje kostum me ngjyra te zjarrta neon portokalli duke transmetuar idene e atmosferes festive te daljes ndoshta nga izolimi, kreative dhe terheqese. Syarten e karakteizon nje energji pozitive, ndoshta kjo eshte nje arsye me shume per t’u dukur sharmante dhe e gezuar ne syte e publikut. Fotot e Syartes mund t’i shihni me poshte:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *