Nëse jeni duke e kërkuar ndonjë mjet natyror efektiv për tretje, sëmundjet e zemrës, flokëve, lëkurës apo për humbje peshe, dietës suaj sigurohuni t’i shtoni vaj liri.
Liri është një nga bimët më të vjetra në botë. Ai përdorej dikur për punimin e pëlhurës, ndërsa sot njihet si ilaç për pothuajse tërë organizmin.
Liri është një burim natyror i acideve yndyrore esenciale, aminoacideve, fibrave dhe shumë lëndëve ushqyese, transmeton Koha.net. Farat e lirit përmbajnë minerale si kalciumi, seleni, hekuri, natriumi, magnezi dhe kaliumi.
Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminat B, C dhe E.
Vaji nga farat e lirit mund të përdoret si një shtesë diete, për shembull, me sallatë, ose të merret nga një lugë të vogël çdo mëngjes. Është e rëndësishme që ta përdorni vetëm kur është i papërpunuar termikisht, sepse ekspozimi ndaj temperaturës së lartë i humbet vetitë e tij shëruese. Ky vaj prishet shumë shpejt, prandaj rekomandohet që të konsumohet brenda gjashtë javëve pas hapjes.
Vaji i lirit e stabilizon sheqerin në gjak, ndihmon në humbjen e peshës së tepërt, parandalon goditjen në tru, stabilizon qelizat e kancerit të gjirit, ovarian dhe të prostatës. Ai gjithashtu ndikon në parandalimin e arterosklerozës dhe i ndalon dhimbjet në nyje dhe artritin.
Nëse keni inflamacion të fshikëzës apo probleme me formimin e gurëve të tëmthit, vaji i lirit mund t’ju ndihmojë. Liri vepron në tretje dhe metabolizëm të plotë dhe e rritë imunitetin. Femrat që kanë menstruacione të dhimbshme ose vuajnë nga depresioni duhet ta konsumojnë rregullisht lirin. Së fundi, flokët, lëkura dhe thonjtë duken më të shëndetshëm me konsumimin e vajit të lirit.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se personat me mukozën e dëmtuar të zorrëve ose peristaltikën e dëmtuar duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e vajit të lirit, i cili në këto raste mund të ketë efekt laksativ.