Aktori amerikan dhe komediani Jerry Stiller, i njohur për rolet e tij në serialin televiziv «Seinfeld» dhe «King of Queens», vdiq në moshën 92 vjeç, – tha djali i artistit, aktorit Ben Stiller.


“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, vdiq për arsye natyrore. Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar i Anna-s për rreth 62 vjet. Do na mungosh tё gjithёve. Unë të dua ty, babi”, shkroi në Twitter Ben Stiller


Jerry Stiller njihet më së miri për rolet e luajtura si Frank Costanz në serialet «Seinfeld» dhe «Arthur Spooner» në serinë King of Queens. Për punën e tij në «Seinfeld», aktori ishte nominuar me çmimin «Emmy» si «Aktori më i mirë i ftuar në njё serial Komedi».

Pergatiti: Blerina Mahmutaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *