Janë lehtësuar masat e izolimit dhe kjo është një nga gjërat më të bukura të ndodhura kohët e fundit për shqiptarët, e për gjithë botën. Duke qënë se të gjitha fushat e jetës kanë dalë të dëmtuara nga ky izolim, menduam t’i kushtojmë pak vëmendje edhe kirurgjisë estetike, fushës për të cilën ne kemi folur gjatë gjithë kohës para pandëmisë. Si ka ndikuar pandemia në këtë drejtim, sa është dëmtuar, si do rikuperohet? Dr. Senera Hoxha, një nga figurat më të njohura në fushën e kirurgjisë estetike në Shqipëri, flet pa doreza dhe tregon disa nga peripecitë e fushës së saj…!
-Doktoreshë Senera , si i përjetuan ditët e izolimit mbarë botëror pacientët e klinikave estetike?
-Pacientët e klinikave estetike, ashtu si shumica e popullsisë ishin të trembur nga situata dhe padyshim që nuk donin të vinin për të kryer proçedurat e nevojshme për të mbetur përherë të freskëta e të kuruara. Por nga ana tjeteër, gjatë kësaj periudhe kemi hasur me një boom kërkesë për informacion nga ana e pacientëve. Megjithëse nuk erdhën në klinikë, ata shkruanin të faqja jone dhe kërkonin informacion për ndërhyrjet që mendonin të kryenin pasi të kalonte situata. Ashtu si në çdo fushë të jetës, edhe tek ne, gjatë kësaj periudhe, ka pasur mbingarkesw në rrjetet sociale.
-Po vetë mjekët?
– Në këto periudha pandemie, mjekët janë të parët që duhet të japin shembullin e tyre…jo vetëm për pacientët, por edhe për familjaret e tyre. Në këtë këndvështrim, edhe vetë mjekët e kanë zvogëluar fluksin e punës së përditshme…përveç pjesës së ndërhyrjeve urgjente, të cilat padyshim që nuk duhen dhe nuk janë shtyrë dot.
-Sa e vështirë është të mbash zgjuar dëshirën për t’u zbukuruar në një moment të vështirë si ky që po kalojmë?
– Ne nuk jemi estetiste, jemi mjekë në rradhë të parë. Rrjedhimisht, dëshira për të ruajtur shëndetin e popullsisë nga ky virus, prevalon ndaj dëshirës për t’a zbukuruar atë. Jo për gjë por nuk na duhet një popullsi e bukur në çastin që nuk është e shëndetshme.
-Cila është telefonata më e shpeshtë që ke marrë nga pacientet e tua gjatë kohës së karantinës? Për çfarë kishin më shumë nevojë dhe u mungonte nga trajtimet e tua?
– Telefonata më e shpeshtë ka qenë për të marrë informacion rreth produkteve që kemi në klinike, si peeling për fytyrën ose për zonat intime. Duke qenë se ato vajza ishin tashmë në karantine, ia kemi cuar këto produkte nëpërmjet postës. Një telefonatë tjetër e shpeshtë ka qenë nëse mund të vinin për të bërë dermapen, përderisa ishin në karantine dhe nuk kishin ekspozim ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
-Është në dilemë përdorimi i maskës por a nuk ishte mëkat të bëjë buzët e bukura dhe mishtore e më pas ti mbuloje me maskë?
– Nuk do e konsideroja mëkat, për vetë faktin se pacientët tona i bëjnë trajtimet apo ndërhyrjet estetike për t’u ndjerë mirë me veten e tyre, në rradhë të parë…jo sepse do i shohë apo do ia pëlqejë dikush tjetër. Shembulli më i bukur për të kuptuar këtë llogjike femërore janë vendet e lindjes se mesme ku shumica e femrave janë të mbuluara…por pavarësisht kësaj, janë shtetet me më shumë ndërhyrje estetike për frymë në të gjithë botën.
-Cilat trajtime kanë qenë imediate dhe ishin në limite kohore? Po ndërhyrje mund të bënit ndërkohë?
– Nuk ka pasur trajtime të cilat ishin imediate. Patjetër që mund të bënim ndërhyrje, por jemi limituar ose vetëfrenuar le të themi, vetëm me ato ndërhyrje të cilat ishin emergjente. Pjesën tjetër e kemi shtyrë për një moment të dytë.
-Ndërhyrjet i realizon me doktor Išik, por çfarë mendon ai për faktin e mbylljes së kufijve dhe pacientet tuaj që presin?
– Të gjithë kirurgët plastike në fakt nuk e dëshirojnë urgjencën. Një ndërhyrje estetike e cila lë pasoja për gjithë jetën, në radhë të parë duhet bërë saktë, jo një orë e më parë. Në këtë këndvështrim, mund të them se mendimi për t’i shtyrë ndërhyrjet estetike pasi të kalojë situata e emergjencës, ka qenë i mirëpritur nga pacientët tanë.
-Çfarë rrezikon në këtë fushë nga kjo zbrazje disa mujore?
– Rreziku më i madh është që krijojet një fluks i madh pacientësh fill pas mbarimit të gjendjes së emergjencës. Një rrezik tjetër është që pacientet tona, duke ndenjur një periudhe realtivisht të gjatë pa trajtime, të kenë dëshirën për të bërë shumë trajtime në një kohë të shkurtër…gje që nuk është e mirë. Ne i inkurajojmë pacientët t’i japin kohe trupit të tyre për këto trajtime dhe t’i shpërndajnë në një periudhë realtivisht të gjatë kohore.
-A do ketë fluks kërkesash për zbukurime estetike tani pas karantinës?
– Fluks kërkesash kemi që tani, biles kemi takime deri në fund të korrikut. Gjithsesi, duhet t’ju kujtoj që e rëndësishme nuk është koha e kryerjes se trajtimeve, por është mënyra si këto trajtime pasojnë njëra-tjetrën përgjatë një linjë logjikë kohore, duke bërë që efekti i tyre përfundimtar të jetë më i plotë. Nuk ka bukuri me buton, bukuria vjen gradualisht sepse është vetë trupi i femrës kërkon kohën e vetë të adaptimit.