Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Vajzat kërkojnë djem

Përshëndetje. Dikur kam qënë shumë e qeshur, e dashur, por vitet ikin. Do doja të njihja një njeri me plot vlera, dhe mbi të gjitha besnik. A ka? Nuk besoj. Nuk do doja dikë të divorcuar. Nëse dikush dëshiron të komunikojë, të lerë nr tel në redaksi. Elena, 47 vjeç, nga jugu.
Jam Stelina me banim prej shumë vitesh në Tiranë dhe origjinë nga jugu. Jam shumë e rregullt dhe e kompletuar në ç‘do drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit. Të jetë i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje. Mosha 45-52 vjeç (kuptohet këto cilesi i kam edhe vetë. Asnjëherë s‘do kërkoja nga tjetri ato që si kam vetë). I interesuari të lerë numër telefoni vetëm në gazetë. Për sqarime më të hollesishme ja lemë takimit. Pas shumë perpjekjesh shpresoj akoma të gjej personin e duhur. Stelina.
Jam Meri 31 vjeç, kërkoj një djalë deri 34 vjeç për lidhje serioze.
Jam një vajzë 31vjeçare dhe kërkoj një lidhje për jetë.
Jam një vajzë 33 vjeç. E sjellshme me kulture dhe vlera. Dua një lidhje serioze me një djalë deri në moshën 40 vjeçare. Të jetë punetor dhe pa vese. Te jetojë jashtë shqipërisë mundesisht në UK.
Jam Ani nga Lezha, 53 vjeçe, me arsim profesional, e punësuar, me paraqitje normale, me familje shume rë mirë, beqare për arsye pretendimesh, 160 cm e gjatë, shumë familjare, e rregullt në çdo drejtim. Larg çdo vesi të keq. Kërkoj një zotëri të jetë familjar i rregullt, larg çdo vesi të keq, pijeve alkoolike e duhanit. Të jetë i punësuar, i vetmuar, mundësisht beqar, pa detyrime ndaj askujt, larg gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Të jetë me paraqitje të mirë 54-58 vjeç, i mbajtur, i rregullt në të gjitha drejtimet, i gatshëm për të krijuar familje (për martesë). Kush i plotëson këto kushte, të lërë sms në këtë numër telefoni: 0675461745.
Jam një zonjë 59 vjecare. Banoj në Tiranë me qera. Me ka vdekur burri. Kerkoj një zotëri me dokumenta belge, angleze ose franceze. Të jetë njeri serioz, pa probleme, familiar i rregullt. Telefoni ne redaksi.
Elsa 57 vjeçe nga Preza e Tiranës, e lirë, pa probleme e mbajtur, korrekte, me paraqitje, me biznes timin, ku mbizotëron gjithçka që i duhet një femre ideale. Pretendoj për lidhje serioze me një burrë që i përshtatet mesazhit tim dhe që është me arsim të lartë dhe në mardhënie pune. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë ose në redaksi.
Jam një vajzë 32 vjeçe shkruaj vetëm për lidhje serioze, jam në shtëpi, e pafejuar kurrë dhe pa histori dashurie. Dëshiroj të njihem me një burrë, të ketë punë, të jetë i dashur, larg veseve të këqia, se ashtu jam edhe vetë. Pres përgjigje nga të interesuarit gjer në moshen 40 vjeç.
Përshëndetje jam një zonjë që më ka vdekë burri jetoj në Tiranë, kërkoj të njoh një zotëri serioz, korrekt familjar me dokumente që rri në Francë, Angli ose nw Belgjikë. Pres përgjigje nga të interesuarit. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam Klementina e divorcuar me banim në Tiranë, dua të lidhem me një person ku të ketë cilësi të mira, të jetë mosha 46, 43, 40 ose 44 vjec, të jetë nga jugu ose jashte shtetit nga Shqiperia e mesme, qytetar ose mysliman. Respekte dhe ju uroj fat të gjithëve.
Jam Alma nga Pogradeci, dua të njoh një zotëri të moshës 45 vjeçe nga Kosova apo jashtë shtetit, për martesë, të jetë i pashëm, të ketë të ardhura ekonomike. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për njohje të mëtejshme.
Përshëndetje jam një zonjë nga Fieri 49 vjeçe e martuar me fëmijë, po martesa ime ka qënë katastrofë me brurin që kam. Prandaj kërkoj një zotëri të mirë i sinqertë dhe korrekt, për çdo gjë dua që kjo lidhje të jetë sekrete dhe të më ndihmoj nga ana financiare. Nga ana ime nuk do zhgënjehet. Me respekt Xhesika. Zotëria të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam një zonjë 58 vjeçe nga Tirana e ve, çaloj pak, besnike shumë e sinqertë. Kërkoj një zotëri të jetë njeri i mirë, i arsimuar, i sjellshëm, larg veseve të këqia. Fillimisht të njihemi dhe më vonë të jetojmë sëbashku këtë kohë që na ka mbetë. Zotëria të banojë në Tiranë. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë, ju mirëpres.

(Me shume njoftime si keto mund të lexoni në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (21) View Comments (21)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HUMOR

Next Post

Komunikimi sekret Rama - Fullani

Advertisement