Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në datat 6 dhe 7 dhjetor u zhvillua konkursi “Sommelieri më i mirë Shqiptar” 2019

Konkurentët e ketij viti ishin :

Mirela Bajraktari, Enkeda Haxhiu, Irdi Lushi, Bledar Korkaj, Aldjola Lamaj,

Saimir Ndreka, Gevin Gjoka, Donald Veliu dhe Klejdi Xheko.

Advertisement

Ditën e parë të konkurimit, pjesmarrësit fillimisht nisën me provën e degustimit të 2 verërave dhe 3 pijeve superalkolike , mëpas me testin teorik e me provën e shërbimit e cila ishte individuale.
Konkurentët pavaresisht përgatitjes paraprake të lartë, ishin të emocionuar përpara jurisë me pjesmarrje ndërkombëtare të Presidentit ASPI e ish kampjonit te botës (1978) z. Giuseppe Vaccarini, zv. Presidentit ASI z. William Wouters dhe themeluesit Club Sommelier e enogastronomit të famshëm z. Carmelo Sgandurra.

Në Juri moren pjese dhe znj. Silvana Hyseni e znj. Eldisa Zhebo, përveç organizatorit e drejtuesit teknik , Presidentit të O SH S, z. Dashamir Elezi.

Dita e dytë nisi me konkursin e verës Kallmeti Prestigj nën vëmendjen e enologut z. Ernest Melani.

Pasi shqyrtoi skedat e vlerësimit, Juria shpalli tre finalistet e konkursit, të cilët ishin: Enkeda Haxhiu, Irdi Lushi dhe Klejdi Xheko.

Konkurentet zhvilluan një shorte të zhvillimit të finales dhe mëpas u vazhdua me konkurimin me kohë të paracaktuar dhe në gjuhën angleze.

Pas provës së hapjes dhe shërbimit korrekt të shishes së verës me gaz , konkurentet u testuan edhe në provën e degustimit e përcaktimit të saktë të karakteristikave e prejardhjes së tre vererave dhe katër distilateve me kohëzgjatje 9 minuta.

Prova e dytë ishte e hapjes dhe shërbimit të verës si dhe pergatitja e kokteilit me kohëzgjatje 10 min duke vazhduar me korrigjimin e listës së verërave.

Pas përfundimit individual të çdo prove, në fund, të tre finalistët kishin për të përshkruar fotot te cilat ishin të njejta për të gjithë. Këto foto kishte lidhje me përcaktimin e njohjes së tyre për personazhe apo kantina kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas vleresimit të bërë nga Juria, vendin e parë e fitoi Irdi Lushi , të dytin Enkeda Haxhiu dhe të tretin Kejdi Xheko.

Për konkursin e verës shqiptare Kallmet Prestigj, deguatatori më i mirë u shpall z. Donald Veliu

I urojme suksese të gjithë pjesmarrësve dhe falenderojmë të gjithë mbështetësit e eventit më të rëndësishëm të vitit : kantinën Belba, kantinën Balaj, kantinën Caco, kantinën Derveni, kantinën Faba, kantinën Kallmeti, kantinën Herta, kantinën Hadaj , kantinën Labi wine(Rahovec), kantinën Menea Korça2000, kantinën Vreshti Pashait, Alehandro Distribution, Class Wines, Vintage , Eurolab group, Uji Lajthiza, Conad, InItaly, hotel Hilton Garden Inn Tirana, hotel Mondial Tirana, Agriturizëm Gjepali, restorant Green Park Altini , restorant Delano lounge Tirane.
Në mbrëmjen Gala të zhvilluar pas konkursit, ishim të nderuar nga pjesmarrja e disa institucioneve shtetërore të fushës së turizmit dhe nga ambasadorë të akredituar në Shqipëri.
Urojmë fituesve të kenm sa më shumë sukses në profesion dhe përditësim të vazhdueshëm në këyë fushë si dhe të gjithë të pranishmëve të mbrëmjes një fundvit të mbushur plot me atmosferë festive e gëzim!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rita Ora përkrah Dj Regard, mesazh inkurajues për shqiptarët

Next Post

Redon Makashi: Vera Grabocka na përzuri nga festivali me urdhër nga lart; Dukeshim perëndimor, dhe s’ishim çuna të mirë se i ngjanim Beatles-ave.

Advertisement