Ujori-Dashi
Të lindurit në shenjën e Ujorit dhe Dashit janë që të dy të aksionit, prandaj mund të bëhen miq të mirë. Për shembull, ata mund të merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin për të realizuar projekte, pushime. Megjithatë, kujdes ndaj energjive shpërthyese që mund të sjellin më shumë probleme, sesa të jenë konstruktive.

Ujori-Demi
Demi dhe Ujori mund të përjetojnë një marrëdhënie të mirë miqësie së bashku, me kusht që Demi të mos ia imponojë të gjitha vendimet e tij mikut Ujor. Demi ka shumë respekt për mikun e tij Ujor. Ai admiron inteligjencën dhe i pëlqen të kalojë kohë me të, por Ujori nuk e pranon që miku i tij Dem të vendosë gjithçka në lidhjen e tyre. Demi do gjithmonë të vendosë për restorantin ku do të hanë drekë, ose pabin ku do të kalojnë mbrëmjen. Kjo miqësi e mbyt Ujorin, që e do me shpirt lirinë e tij.

Ujori-Binjakët
Ujori dhe Binjakët ngjajnë mjaft sa për të krijuar një miqësi të bukur së bashku. Ata kanë shumë pika të përbashkëta, si të qenit të lirë dhe për të krijuar lehtësisht lidhje shoqërore. Si për Binjakët, ashtu edhe për Ujorin, miqësia nuk duhet të jetë ekskluzive. Ata kënaqen duke u takuar një herë në muaj dhe duke pirë një kafe. Secili ka miq të tjerë dhe që të dy e pranojnë këtë situatë. Takimi mujor pritet me padurim nga të dy, pasi merren vesh shumë mirë.

Ujori-Gaforrja
Ujori dhe Gaforrja janë miq shumë të mirë, që ndjejnë një respekt të madh për njëri-tjetrin. Ashtu si Gaforrja, edhe Ujori është shumë tolerant dhe falë kësaj tolerance, ata përjetojnë një lidhje të bukur miqësie. Asnjëri prej të dyve nuk ia lejon vetes të gjykojë tjetrin. Nëse Gaforrja del me një person që nuk i pëlqen Ujorit, ky i fundit preferon të heshtë, derisa miku i tij të ndërgjegjësohet vetë për gabimin e tij. Falë kësaj sjelljeje, Ujori dhe Gaforrja përjetojnë një miqësi të qetë dhe pa konflikte.

Ujori-Luani
Falë mirëkuptimit të tyre, Ujori dhe Luani përjetojnë një miqësi të bukur. Në fakt, ata gjejnë atë që i mungon te tjetri. Falë këtij plotësimi reciprok, Ujori e admiron Luanin dhe është jashtëzakonisht besnik ndaj tij. Luani mund t’i tregojë edhe sekretet më intime Ujorit, me besim të plotë. Ujorit i duket Luani me sharm dhe nuk do të rrezikojë ta shkatërrojë miqësinë me një person kaq bujar. Nga ana e tij, Ujori e di se mund të mbështetet te Luani në çdo moment.

Ujori-Virgjëresha
Afërsitë mes një Virgjëreshe dhe Ujori nuk janë gjithmonë të dukshme. Në fakt, këtyre dy shenjave u duhet pak kohë për t’i besuar njëri-tjetrit. Megjithatë, në një mbrëmje të organizuar nga të njohurit e përbashkët, një shëtitje apo vajtje në kinema, ata do të jenë gjithmonë dakord. Nuk do të ketë zënka para sporteleve të kinemasë për të zgjedhur një film, as para ekranit të televizorit, për të zgjedhur një program. Virgjëresha dhe Ujori do të merren vesh mirë me njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa nuk do të kenë nevojë për të folur, që të kuptohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *