Nga data 19 nëntor në ArTurbina

do vihet në skenë shfaqja që do t’ju marrë mendjen

dhe do t’ju ngelë në mendje në të njejtën kohë.

“Histori Antike” me Ilirda Bejleri dhe Ledion Zoin sjellin në vëmendjen një pjesë  të shkruar në vitet ’90, e cila në qendër të fabulës ka një çift që bashkëjetojnë por që ende nuk është marrë hapi i madh, ai i martesës. Një party përvjetori  do të ndajë shapin nga sheqeri për këtë çift…

“Histori antike” është një vepër amerikane e dramaturgut David Ives, e shkruar diku nga viti 92′. Në të trajtohet historia e një çifti që bashkëjetojnë prej gjashtë muajsh. Jack, rreth të 40-ave, mësues matematike, i divorcuar, me prejardhje gjermane sëbashku me Ruth, një 35 vjeçare hebraike e cila ka pasur një jetë aventurë duke kaluar sa në një histori në një tjetër. Ngjarja zhvillohet në ditën e 35 vjetorit të Ruth ku çifti përgatitet pēr një party ku do të mblidhet e gjithë shoqëria e saj. Ata nuk e pëlqejnë Jack dhe kjo e acaron këtë të fundit. Ndikimi i familjes dhe i shoqërisë njëkohësisht e bëjnë Ruth që pas party-t ta vërë të dashurin e saj përpara përgjegjësive: ose të martohet ose të ndahen. Kulmi shkon deri aty sa Jack bëhet gati të shkojë duke thënë dhe fjalët e fundit por ndjenja që kanë për njëri tjetrin nuk i lejon të ndahen. Ata kthehen sërish në botën e tyre ideale me emrin “Utopia” duke larguar çdo person që nuk i do bashkë dhe gjejnë qetësi.

Nën regjinë e Ervis Saliasit, kjo shfaqje hap siparin sot dhe do të vazhdojë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *