Ajo është mjaft simpatike e me këmbë në tokë

e mjaft e talentuar me një zë që ndërsa i dëgjon coverat që ajo i ka bërë bindeni se ka zë të bukur.

E teksa e shihni në foto vajzën me emrin Anita Musliu menjëherë do ta ngatërroni me artisten Leonora Jakupi, por kanë dy të përbashkëta me të muzikën dhe pamjen. Nëse Anita ka idhull Celine Dion nga shqiptaret ajo veçon vetëm Leonora Jakupi që për të është Diva e Estradës shqiptare. Anita ka lindur në Kosovë por vetëm fare e vogël me familjen ka ikur në Gjermani në kohën e luftës dhe jeton ne Munchen, e muzikën e ka pasion e i pëlqen shumë ndërsa punon si bankiere. Shumë shpejt Anita planifikon të vijë shume fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, e pse jo të jetë e famshme sa Leonora, që falë halles së saj deputetja Ganimete Musliu ajo e ka takuar disa herë artisten që e don shumë. Anita gëzohet shumë e thotë se zemra i bëhet mal kur shoqet i thonë je copy paste si Leonora e ajo lumturohet aq më tepër që janë edhe nga Drenica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *